Kur u gdhi dita e Premte dhe njerëzit u mblodhën, Profeti (a.s) mbajti një fjalim nga minberi. E falënderoi dhe e lavdëroi Allahun, e më pas tha:
“O njerëz! Unë pashë një ëndërr në gjumë: Pashë sikur isha brenda një mburoje të fortë. Pashë gjithashtu se shpata ime, Dhul-Fekar, u thye në majën e saj; pashë lopë që po thereshin, si dhe pashë veten të hipur mbi një dash.”
Njerëzit pyetën: “O i Dërguari i Allahut, si e interpreton këtë?”
Ai u përgjigj: “Sa i përket mburojës së fortë, ajo është Medina, prandaj qëndroni në të. Lopët që therreshin janë të vrarët nga shokët e mi. Ndërsa ajo që pashë veten mbi një dash, ai është dashi i ushtrisë (komandanti i tyre), të cilin do ta vrasim, në dashtë Allahu.”
Në një transmetim tjetër thuhet: “Sa i përket thyerjes së shpatës sime, kjo do të thotë se do të vritet një burrë nga familja ime.”
Më pas ai tha: “Më jepni mendimin tuaj!”[1]
Përktheu: Elton Harxhi
By: ardhmëriaonline.com
[1] – “Imtau el Esma” fq: (1/116).



















