Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe Ne ua shpallëm bijve të Israilit në Libër: “Ju do të bëni çrregullime në tokë dy herë dhe do të ngriteni në një mendjemadhësi të madhe.” Kur erdhi premtimi i herës së parë, Ne dërguam kundër jush robër Tanët me forcë të madhe luftarake, të cilët depërtuan nëpër shtëpitë tuaja; dhe ky ishte një premtim i realizuar. Pastaj jua kthyem përsëri epërsinë ndaj tyre dhe ju ndihmuam me pasuri e bij dhe ju bëmë më të shumtë në numër. Nëse bëni mirë, e bëni për veten tuaj, e nëse bëni keq, atëherë kundër vetes suaj. E kur të vijë premtimi i fundit, (do të dërgojmë të tjerë) që t’jua nxijnë fytyrat dhe të hyjnë në xhami ashtu si hynë herën e parë, dhe të shkatërrojnë plotësisht atë mbi të cilën kishit sunduar.”[1]
Shpjegimi i ajeteve:
Allahu tregon se ka caktuar për bijtë e Israilit që ata do të bëjnë çrregullime dy herë dhe do të arrijnë një epërsi të madhe. Kur u realizua çrregullimi i parë, Ai dërgoi kundër tyre robër të Tij prej njerëzve të fuqishëm, të cilët pushtuan vendin e tyre dhe e shkatërruan atë.
Më pas, Allahu ua riktheu forcën dhe pushtetin, por ata u kthyen përsëri në çrregullim dhe mendjemadhësi, derisa të vijë “premtimi i fundit”, kur do të ndëshkohen sërish, do të marrë fund epërsia e tyre dhe Mesxhidi Aksa do t’u kthehet besimtarëve.
Epërsia e parë dhe çrregullimi i bijve të Israilit para Islamit
Manifestimet e epërsisë së parë:
Hebrenjtë u përhapën në Gadishullin Arabik, veçanërisht në Hajber dhe në Medinë, dhe kishin ndikim të fortë ekonomik e politik. Ata monopolizuan tregtinë dhe praktikonin kamatën për t’i nënshtruar njerëzit financiarisht. Ata e konsideronin veten si populli i zgjedhur i Allahut dhe i trajtonin arabët me përçmim. Ata i vranë pejgamberët, shtrembëruan Teuratin dhe i shtypën të dobëtit.
Në Medinë ishin të ndarë në tre fise:
1 – Benu Kajnuka: tregtarë dhe argjendarë.
2 – Benu Nadir: pronarë tokash dhe bujq.
3 – Benu Kurejdha: kalorës dhe aleatë politikë.
Si ua solli Allahu kundër tyre Profetin (a.s) dhe sahabët?
Kur Profeti (a.s) emigroi në Medinë, lidhi marrëveshje me hebrenjtë, por ata i thyen besëlidhjet dhe i tradhtuan muslimanët. Atëherë Allahu zbriti mbi ta ndëshkimin në disa etapa.
Fazat e përfundimit të hebrenjve të Medinës nga Profeti (a.s) dhe sahabët
1 – Benu Kajnuka (viti 2 h.)
Pas Betejës së Bedrit, ata shfaqën armiqësi ndaj muslimanëve. Njëri prej tyre sulmoi një grua muslimane në treg, kështu që një sahabij vrau hebreun duke e mbrojtur atë, ndërsa hebrenjtë u kundërpërgjigjën duke vrarë muslimanin. Profeti (a.s) i rrethoi për 15 ditë derisa u dorëzuan. Pastaj u dëbuan nga Medina drejt Shamit.
2 – Benu Nadir (viti 4 h.)
Ata planifikuan ta vrisnin Profetin (a.s) duke hedhur një shkëmb mbi të. Allahu ia zbuloi planin e tyre, kështu që Profeti (a.s) i rrethoi dhe i dëboi drejt Hajberit dhe Shamit. Ata lanë pas tokat e tyre, të cilat iu shpërndanë muslimanëve.
3 – Benu Kurejdha (viti 5 h, pas Betejës së Ahzabit)
Ata tradhtuan muslimanët në Betejën e Ahzabit dhe lidhën aleancë me kurejshët kundër Profetit (a.s). Pas humbjes së aleatëve, Profeti (a.s) i rrethoi për 25 ditë derisa u dorëzuan. Mbi ta gjykoi Sa’d ibn Muadhi sipas ligjit të Teuratit: vrasjen e burrave luftëtarë dhe robërimin e grave dhe fëmijëve.
Përfundimi: zhdukja e plotë e epërsisë së parë
Hebrenjtë nuk patën më asnjë ndikim në Medinë dhe pushteti i tyre u zhduk plotësisht. Në kohën e Omer ibn Hatabit, të gjithë hebrenjtë u dëbuan nga Gadishulli Arabik, në përputhje me zbatimin e porosisë së Profetit (a.s): “Dy fe nuk do të bashkëjetojnë në Gadishullin Arabik.”
Kështu u realizua ndëshkimi i parë dhe mori fund epërsia e parë nga dora e Profetit (a.s) dhe sahabëve të tij, të cilët ishin “robër Tanët me forcë të madhe”.
Epërsia e dytë në kohën tonë: premtimi i fundit ende nuk është realizuar
Manifestimet e epërsisë së dytë në kohën tonë
Bijtë e Israilit u rikthyen në kontroll global dhe u bënë një fuqi e madhe ekonomike dhe politike. Ata okupuan Mesxhidin Aksa në vitin 1948, pastaj në vitin 1967. Ata kanë ndikim në media, ekonomi dhe politikën botërore. Ushtrojnë padrejtësi dhe shkatërrim, gjë që tregon se kanë arritur përsëri një “epërsi të madhe”.
Pse ende nuk është realizuar premtimi i fundit?
Deri tani nuk ka ndodhur ndëshkimi i dytë, gjë që do të thotë se “premtimi i fundit” ende nuk ka ardhur, por ai do të ndodhë patjetër. Allahu i Madhëruar thotë: “E kur të vijë premtimi i fundit, (do të dërgojmë të tjerë) që t’jua nxijnë fytyrat dhe të hyjnë në xhami ashtu si hynë herën e parë, dhe të shkatërrojnë plotësisht atë mbi të cilën kishit sunduar.”[2]
Ky ajet tregon se ekziston një ndëshkim i dytë që do të vijë pa dyshim dhe rezultati i tij do të jetë zhdukja e plotë e epërsisë së bijve të Israilit. Ashtu si ndodhi në epërsinë e parë, Allahu do të ngrejë kundër tyre një popull të fuqishëm dhe okupimi i Mesxhidit Aksa do të marrë fund.
Kush do të jenë “robërit Tanë” në ndëshkimin e dytë?
Mund të jenë muslimanët në të ardhmen, ashtu si në kohën e Profetit (a.s), ose një forcë tjetër që Allahu do ta vërë në shërbim të këtij qëllimi. Por premtimi i Allahut nuk dështon dhe ajo që ndodhi në epërsinë e parë do të përsëritet edhe në të dytën.
Përmbledhje: ligjet e Allahut përsëriten dhe historia e përsërit vetveten
Epërsia e parë ishte para Islamit dhe mori fund nga dora e Profetit (a.s) dhe sahabëve. “Robërit Tanë” në ndëshkimin e parë ishin Muhamedi (a.s) dhe sahabët fisnikë. Epërsia e dytë është në kohën tonë, ku hebrenjtë janë rikthyer në kontrollin e Mesxhidit Aksa dhe në ndikim botëror. Ndëshkimi i dytë (“premtimi i fundit”) ende nuk ka ndodhur, por ai do të vijë patjetër. Tani ne jemi në pritje të premtimit të Allahut, i cili është afruar dhe që bota do ta shohë ashtu siç pa premtimin e parë.
Autor: Firas Velid
Përktheu: Elton Harxhi
By: ardhmëriaonline.com
[1] – Sure Isra: 4 – 7.
[2] – Sure Isra: 7.



















