Sekreti i edukimit të fëmijës palestinez

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Një nënë palestineze nuk kërkon të gjejë shkollën më të mirë për fëmijën e saj, sepse ajo është shkolla e vërtetë e fëmijës së saj. Mënyra e edukimit të fëmijës së saj dallon nga mënyra e edukimit të nënave të tjera. Ajo është heroinë sepse ndërton breza dhe heronj. Ajo kultivon tek fëmija i saj disa vlera. të cilat e bëjnë atë të dallojë nga të gjithë fëmijët e tjerë në botë. Këto vlera janë:

Një: Nëna palestineze e edukon fëmijën e saj me ndjenjën sesa e rëndësishme është familja dhe se midis anëtarëve të familjes duhet të ekzistojë një lidhje e ngushtë. Ajo e edukon fëmijën e saj – qysh në vegjëli –  të rritet me ndjenjën e përgjegjësisë për veten, vëllezërit dhe fëmijën.

Dy: Nëna palestineze e inkurajon fëmijën e saj për të qenë i suksesshëm në aspektin intelektual dhe kulturor. Ajo kujdeset që fëmija i saj të marrë njohuri fetare dhe shkencore, të arrijë në nivelet më të larta të arsimit e diplomimit dhe si të jetë i suksesshëm në lëmitë e ndryshme të jetës, për të qenë ai lider i lirisë dhe triumfit.

Tre: Nëna palestineze kujdeset të rrënjosë tek fëmija i saj vlerat dhe moralin islam. Ajo i mëson fëmijës së saj domethënien e durimit, qëndrueshmërisë, forcës dhe besimit. Ajo i mëson atij si të mposhtë frikën duke iu drejtuar Allahut me lutje, duke lexuar Kuran dhe duke e madhëruar Allahun me tekbir. Nëna palestineze është grua e fortë dhe krenare, e cila brohoret kur fëmija i saj i madh bie dëshmor, përkulet për ta puthur në ballë, i ledhaton flokët dhe e mbulon me flamurin palestinez. Të vegjëlit e shikojnë sjelljen e palëkundur dhe qëndrueshmërinë e saj, kështu që e marrin për shembull dhe rriten me frymën e vlerave dhe moralit.

Katër: Nëna palestineze i mëson fëmijës së saj historinë, politikën dhe fenë që të jetë i vetëdijshëm – politikisht – rreth realitetit të tij dhe të angazhohet fetarisht për mbështetjen e kauzës madhore, sepse xhamia Aksa është kibla e parë e muslimanëve, xhamia e dytë e cila është ndërtuar në sipërfaqen e rruzullit tokësor dhe është vendi ku Profeti (a.s) u fal si imam i profetëve në natën e Israsë dhe Miraxhit.

Pesë: Nëna palestineze kujdeset për fëmijën e saj që të jetë i përkushtuar në fe, të jetë korrekt me faljen e namazit, të mësojë përmendësh Kuranin dhe të jetë i rregullt me kryerjen e adhurimeve të ndryshme.

Gjashtë: Nëna palestineze e përgatit fëmijën e saj të përshtatet me sprovat e jetës dhe të mendojë për alternativën në rast të mungesës së nevojave të domosdoshme dhe plotësuese të jetës.

Shtatë: Nëna palestineze e lidh fëmijën e saj me identitetin e tij palestinez e islam nëpërmjet festave, evenimenteve të ndryshme, mësimit të këngëve dhe ilahive që rrënjosin tek ai forcën, trimërinë dhe fuqinë e besimit. Nëna palestineze i dhuron fëmijës së saj më shumë dashuri e dhembsuri sesa përkëdhelje e argëtim. Ajo – qysh në vegjëli  – i tregon fëmijës së saj për historitë e heronjve që ai ta dojë dhe ta mbrojë atdheun. Ajo e ushqen fëmijën e saj me ndjenjën e dashurisë për xhaminë Aksa dhe Palestinën. E kështu fëmija rritet me një vetëdije të plotë të realitetit ku jeton, e njeh rolin e tij në këtë jetë, nuk ka frikë askënd përveç Allahut, objektivi i tij është i qartë dhe di se si të përballet me ngjarjet e dhimbshme që i rezervon jeta, edhe sikur të vdesë sepse ai e di se vdekja është jetë për të.

E gjithë bota, teksa nëpërmjet ekraneve, ndjek sjelljen dhe qëndrimet e fëmijëve palestinezë nuk arrin ta perceptojë trimërinë, guximin dhe mospatjen frikë të tyre. Sekreti i këtij edukimi të fortë është nëna në shtëpi dhe babai në fushëbetejë. Fëmijët palestinezë po i mësojnë botës nocionet e rezistencës, trimërisë, forcës, qëndrueshmërisë dhe fuqisë së besimit tek Allahu i Madhëruar. Duke hequr një paralele midis edukimit të nënës palestineze me edukimin që nëna – jopalestineze – i edukon fëmijët e saj– do të vërejmë se nëna jopalestineze e lë fëmijën e saj në shtëpi me kujdestaren për të pirë kafe me shoqen e saj apo për të ndjekur ndonjë kurs trajnimi. E kur ajo kthehet në shtëpi, e lë fëmijën që të lozë me lojra elektronike, prej të cilave ai ka krijuar varësi. E si pasojë e kësaj fëmija vetëizolohet, belbëzon dhe tregohet agresiv. E pastaj nëna shkon tek psikologu që ta trajtojë rastin e fëmijës së saj, ndërkohë që vetë ajo është shkaku kryesor. Kurse përsa i përket fëmijës palestinez, nëse ai belbëzon, kjo vjen si pasojë e luftës dhe dëgjimit të zhurmës së raketave natën dhe ditën dhe jo për neglizhencë të edukimit të tij. Nëna palestineze, megjithëse mbi supe mbart shumë përgjegjësi, me mundësitë e pakta që ka përpiqet maksimalisht për t’u kujdesur për fëmijën e saj, e babai – sipas mundësisë – e ndihmon atë në edukimin e tij. Çdo mund e sakrificë për Palestinën nuk llogaritet fare. Nëna palestenize e di shumë mirë se cila është mënyra më e mirë për ta rritur e edukuar fëmijën e saj të vogël për të rënë dëshmor në rrugë të Allahut dhe si ai të arrijë në nivelet më të larta të arsimimit.

Këto pra janë shtatë parimet e edukimit dhe sekreti i diferencimit të fëmijës palestinez nga të gjithë fëmijët e tjerë.

Autor: Xhasim Mutaua

Përshtati: Elton Harxhi

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.