Shenjat e besimit

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Ebu Hurejra transmeton se Profeti Muhamed (a.s) ka thënë:

“Kush e beson Zotin dhe Ditën e Fundit, le ta respektojë mysafirin. Ai që e beson Zotin dhe Ditën e Fundit, le të ruajë lidhjet farefisnore. Ai që beson Zotin dhe Ditën e Fundit, le të thotë fjalë të mira ose të heshtë.”

Çfarë mësojmë nga hadithi i mësipërm?

1 – Besimtari e di mirë se Allahu e ringjall pas vdekjes.

2 – Besimtari e di se Allahu do të na kërkojë llogari për punët tona në Ditën e Kijametit.

3 – Besimtari është i vetëdijshëm se Allahu i do atij të mirën.

4 – Besimtari duhet të jetë bujar me miqtë.

5 – Besimtari i viziton të afërmit dhe merr pjesë në gëzimet dhe në hidhërimet e tyre.

6 – Besimtari flet gjithmonë fjalë të mira e të dobishme.

Mësim praktik:

Familja ime e do shumë Muhamedin (a.s). A e dini se përse?

Pasi ai i ka dashur të afërmit e tij, i vizitonte ata vazhdimisht, interesohej për shëndetin e tyre dhe i ndihmonte në punët e përditshme.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

2 Responses