Shpërblimi i të mirës

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Pyetje:”Shpesh herë na ndodh që personave që u kemi bërë mirë, të na e kthejnë me të keqe, saqë shpesh herë mbetemi të hutuar; A të vazhdojmë të bëjmë mirë apo jo? Si të veprojmë në raste të tilla?”

Përgjigja: Shejh Sharavi

”E mira klasifikohet në dy lloje; E para, e mirë që bëhet për hatër të Zotit dhe shpërblimi pritet prej Tij. E dyta, e mirë që bëhet për hatër të njeriut dhe shpërblimi pritet prej njeriut.

Lidhur me llojin e parë, Zoti ka premtuar shpërblim deri në dhjetë fish për të mirën. Kështu, kur u bën mirë njerëzve për hatër të Zotit dhe shpërblimin e pret prej Zotit, kjo e mirë do të shpërblehet dhjetë fish prej Zotit.

Por, ka njerëz të cilët bëjnë mirë sepse presin mirë prej njerëzve, jo për hatër të Zotit. Njerëz të tillë u shërbejnë njerëzve për interesa personale dhe shërbime të tilla bëhen për hatër të njerëzve dhe jo për hatër të Zotit. Prandaj, këta njerëz nuk përfitojnë nga shpërblimi i Zotit. Nëse bën një të mirë për ti bërë qejfin një njeriu, apo për ndonjë interes personal, shpërblimin duhet ta presësh prej tij.

Është në natyrën e njeriut që të bëjë padrejtësi. Që këtu, e ke të vështirë që teksa e bën një të mirë për hatër të dikujt, të kërkosh shpërblimin nga Zoti, sepse këtë të mirë nuk e bëre për hatër të Zotit, madje as që e ke menduar qoftë dhe për një sekondë nëse kjo vepër e kënaq Zotin. Impenjimi yt më i madh ka qenë ti bësh qejfin njeriut dhe që këtu, shpërblimi duhet pritur prej njeriut.

Kur e vepron një të mirë për hatër të Zotit, ajo shpërblehet dhjetëfish prej Zotit. Thotë Zoti në Kuran:”Ne ju ushqejmë vetëm për hir të Zotit. Për këtë, nuk duam shpërblim e as falënderim!” (Insan, 8)

Përderisa kjo e mirë është kryer për hatër të Zotit, e përderisa ti nuk e pret shpërblimin prej njeriut, madje nuk pret as mirënjohje dhe falënderime, shpërblimi do të jepet si në këtë botë ashtu dhe në tjetrën.

Por nëse mirën e bën për hatër të një personi, pra për ti bërë qejfin atij, atëherë s’ke përse e pret shpërblimin prej Zotit. në këtë rast, shpërblimi i njerëzve i nënshtrohet standardeve dhe moraleve të tyre. Ka njerëz, të cilëve Zoti u ka dhënë shumë të mira, gëzojnë shëndet të mirë, kanë pasuri të shumta, jetojnë në një vend të qetë dhe të sigurt etj… mohojnë vetë ekzistencën e Zotit, Atij që i ka dhënë jetën dhe gjithë të mirat. E nëse këtë e bën me Krijuesin dhe dhuruesin e gjithë të mirave, mos prit të jetë mirënjohës me ty për një të mirë të caktuar.”

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

1 Shkurt, 2023
Fajr Iqamah

12:00 am

PrayerFajrSunriseZuhrAsrMaghribIsha
Begins12:00 am12:00 am12:00 am12:00 am12:00 am12:00 am
Iqamah12:00 am12:00 am12:00 am12:00 am12:00 am
1 Shkurt, 2023
Fajr Iqamah

12:00 am

Prayer Begins Iqamah
Fajr12:00 am 12:00 am
Sunrise12:00 am
Zuhr12:00 am 12:00 am
Asr12:00 am 12:00 am
Maghrib12:00 am 12:00 am
Isha12:00 am 12:00 am

Artikujt e fundit