Prej shumë kohësh jam duke kërkuar në Kuranin Fisnik përgjigjen e pyejtes se si duhet të mbrohemi nga ndikimi negativ që lë fjala e keqe në zemrën e njeriut? Më në fund, vura re se Kurani Fisnik na tregon në tre ajete kuranore se si duhet ta mbrojmë zemrën.
Ajeti i parë: Allahu i Madhëruar thotë: “Ne e dimë mirë, se ti ngushtohesh shpirtërisht për atë që thonë ata. Po ti madhëroje me falenderim Zotin tënd e bëhu prej atyre që falen.”[1]
Ajeti i dytë: Allahu i Madhëruar thotë: “Prandaj ti bëhu i durueshëm ndaj asaj që thonë ata, madhëroje me falenderim Zotin tënd para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij.”[2]
Ajeti i tretë: Allahu i Madhëruar thotë: “Andaj, duroje atë që thonë ata, madhëroje Zotin tënd e falenderoje Atë para lindjes së diellit dhe para perëndimit.”[3]
Kështu pra: Madhërimi i Allahut duke bërë tesbih e ruan dhe e mbron zemrën nga ndikimi negativ që lë fjala e keqe, të jep ndjesinë e të qënurit i kënaqur dhe të dhuron stabilitet.
[1] – Sure Hixhr: 97-98.
[2] – Sure Taha: 130.
[3] – Sure Kaf: 39.