Një nga teoritë që është shfaqur në kohën moderne – konkretisht në shekullin e kaluar – është teoria e Darvinit, e cila pretendon se origjina e njeriut nuk është nga Ademi (a.s). Më poshtë do të paraqesim kundërshtimin e kësaj teorie të pavërtetë, duke u mbështetur në argumente fetare dhe racionale.
Së pari: Çfarë është teoria e Darvinit?
Teoritë moderne të evolucionit i kanë fillesat e tyre në shekullin XVIII. Sipas teorisë së paraqitur nga mjeku anglez Erasmus Darivin, gjyshi i Charles Darvin-it, në bashkëpunim me shkencëtarin francez Comte de Buffon, organizmat e gjallë fitojnë tipare të caktuara gjatë përshtatjes me mjedisin dhe këto tipare u transmetohen brezave pasardhës nëpërmjet trashëgimisë. Për shembull, disa kafshë që ekspozohen vazhdimisht ndaj goditjeve dhe plagëve zhvillojnë një lëkurë të ngjashme me mburojën dhe, sipas kësaj teorie, kjo veçori u trashëgohet pasardhësve të tyre.
Sipas kësaj teorie, jeta e njeriut ka filluar nga një mikrob i vogël, i cili u shfaq në sipërfaqen e ujit, pastaj u shndërrua në një kafshë të vogël. Më tej, kjo krijesë, sipas këtij pretendimi, kaloi nëpër faza të ndryshme evolutive, duke u bërë fillimisht bretkosë, pastaj peshk, më pas majmun dhe, në fund, ai majmun u zhvillua e u qytetërua derisa u bë njeri. Kështu, sipas Darvinit, njeriu është një majmun i qytetëruar. Ai pretendon se ky majmun, falë aftësisë dhe zgjuarsisë së tij, u zhvillua dhe ndryshoi derisa u bë një njeri inteligjent, pasi më parë kishte qenë një majmun jo i zgjuar. Në këtë mënyrë, Darvini e lidh prejardhjen e njeriut me botën shtazore, duke pretenduar se paraardhësit tanë rrjedhin nga bretkosat dhe minjtë, ndërsa gjyshi ynë është shimpanzeja, pasi ajo është lloji i majmunit që i ngjan më shumë njeriut.
Sipas vlerësimit tonë, lidhja e kësaj teorie me çështjet e besimit dhe të akides është pikërisht ajo që i ka dhënë asaj një rëndësi të veçantë, të cilën rrallëherë e gjejmë te teoritë e tjera shkencore, për të cilat njerëzit zakonisht nuk kanë treguar të njëjtin interes si për këtë teori.
Prandaj, kjo teori e pavërtetë meriton të kundërshtohet me argumente fetare dhe racionale, sepse ajo nuk është ndërtuar mbi një bazë të qëndrueshme as shkencore dhe as fetare.
Së dyti: Kundërshtimi i teorisë së Darvinit nga këndvështrimi fetar
Kurani Fisnik na ka njoftuar se Ademi (a.s) është njeriu i parë i krijuar që u shfaq në faqen e tokës dhe se të gjithë banorët e saj e kanë prejardhjen prej tij. Para tij nuk ka ekzistuar asnjë krijesë tjetër që t’i përkiste llojit njerëzor.
Fillimi i krijimit të halifes, Ademit, babait të njerëzimit (a.s) përmendet në fjalën e Allahut të Lartësuar: “Unë do të vendos në tokë një halife.” Domethënë, Allahu do të krijonte në tokë dhe do të vendoste në të një halife, i cili ishte Ademi, babai i njerëzimit. Ai do të ketë pasardhës dhe brezni, ku njëri brez do të zëvendësojë tjetrin, shekull pas shekulli dhe brez pas brezi. Lajmet e përcjella nga pasuesit e të gjitha feve dhe besimeve janë të njëzëshme se Ademi (a.s) është babai i njerëzimit dhe se ai është krijesa e parë e llojit njerëzor në mënyrë absolute. Argumentet nga Kurani Fisnik dhe Suneti autentik për këtë janë të shumta; këtu do të mjaftohemi me përmendjen e disa prej tyre:
1 – Kurani i drejtohet vazhdimisht njerëzimit duke e lidhur atë me babanë e tyre, Ademin (a.s). Allahu i Lartësuar thotë: “O bijtë e Ademit! Le të mos ju mashtrojë djalli, ashtu siç i nxori prindërit tuaj nga Xheneti.” Ky ajet e pohon qartë se të gjithë njerëzit janë bijtë e Ademit.
2 – Allahu i Lartësuar ka njoftuar se i gjithë njerëzimi rrjedh nga një origjinë e vetme. Ai thotë: “O njerëz! Kijeni frikë Zotin tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu të vetëm, prej tij krijoi bashkëshorten e tij dhe prej tyre përhapi shumë burra e gra.” Ky ajet pohon se origjina e gjithë njerëzimit është një njeri i vetëm dhe bashkëshortja e tij.
3 – Allahu i Lartësuar ka bërë të ditur se çdo krijesë njerëzore vjen në jetë nga dy prindër nëpërmjet martesës, përveç Ademit (a.s), të cilin Ai e krijoi me Dorën e Tij prej balte dhe më pas i fryu nga shpirti që Ai krijoi. Ademi nuk u krijua nga dy prindër, por ishte një krijim i veçantë dhe i vetëm. Allahu i Lartësuar thotë: “Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë do të krijoj një njeri prej balte. E kur ta kem përsosur dhe t’i kem fryrë nga shpirti që kam krijuar për të, atëherë bini para tij në sexhde.”
4 – Suneti e pohon shprehimisht se Ademi (a.s) është babai i njerëzimit. Në hadithin e ndërmjetësimit (shefaatit), i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “A nuk do të kërkoni dikë që të ndërmjetësojë për ju te Zoti juaj? Atëherë njerëzit do t’i thonë njëri-tjetrit: “Shkoni te Ademi!” Ata do të shkojnë te Ademi (a.s) dhe do t’i thonë: “Ti je babai i njerëzimit. Allahu të krijoi me Dorën e Tij dhe të fryu nga shpirti që krijoi…”
Po kështu, Allahu, i Madhëruari dhe i Lartësuari, do ta thërrasë Ademin (a.s) si babanë e njerëzimit.
Prandaj, argumentet fetare që kundërshtojnë teorinë e Darvinit janë të shumta dhe të qarta. Si ajetet kuranore, ashtu edhe hadithet autentike e hedhin poshtë këtë teori në tërësinë e saj, duke pohuar se Ademi (a.s) është njeriu i parë dhe babai i gjithë njerëzimit.
Së treti: Kundërpërgjigjja ndaj teorisë së Darvinit nga këndvështrimi racional[1]
Kundërpërgjigjja racionale ndaj teorisë së Darvinit, e mbështetur në metodën rigoroze shkencore, është se kjo teori nuk është veçse një tërësi hipotezash dhe supozimesh, të cilat nuk kanë arritur nivelin e sigurisë shkencore të padiskutueshme. Përhapja dhe fama e kësaj teorie nuk e bëjnë atë domosdoshmërisht një teori të saktë dhe të pranueshme sipas logjikës së shkencës dhe arsyes. Madje, një numër i konsiderueshëm studiuesish perëndimorë e kanë konsideruar këtë teori të pabazuar dhe e kanë hedhur poshtë me argumente bindëse dhe prova vendimtare.
Gjithashtu, është vërtetuar me argumente të mbështetura në realitet se të gjithë përbërësit themelorë të jetës nuk mund të ishin shfaqur njëkohësisht në të njëjtin planet thjesht si rezultat i rastësisë.
Prandaj, paraqitja e pikëpamjeve të dijetarëve dhe shkencëtarëve perëndimorë që e kanë kundërshtuar këtë teori përbën një mbështetje të fuqishme dhe domethënëse për të dëshmuar se kjo teori nuk është e saktë.
Së katërti: Qëllimi i vërtetë i teorisë së Darvinit
Qëllimi i saj është mohimi i ekzistencës së Krijuesit të Lartësuar, dhe se natyra është ajo që e ka sjellë në ekzistencë këtë botë dhe e ka krijuar njeriun, si dhe përhapja e ateizmit dhe thirrja drejt prishjes morale, si dhe pretendimi se nuk ekziston asnjë Krijues për këtë botë. Gjithashtu thuhet se Darvini është përshkruar si një hebre keqdashës, materialist dhe ateist, mohues i feve qiellore.
Po ashtu, ata që mbështesin teorinë e evolucionit dhe zhvillimit ndahen në dy grupe: një grup që e ka bërë mohimin e Krijuesit të Madhëruar bazë të kësaj teorie, dhe një grup tjetër që, në rastin më të mirë, nuk e trajton fare çështjen e mohimit të Krijuesit, por i paraqet kërkimet e tij mbi një bazë thjesht shkencore hulumtuese
Autor: Ibrahim Nexhar
Përktheu: Elton Harxhi
By: ardhmëriaonline.com
[1] – E vërteta është se autori nuk sjell as edhe një argument racional që e hedh poshtë teorinë e Darvinit. Sh.p.k.



















