Duretu bintu Ebi Leheb
A ke dёgjuar pёr Duretu bintu Ebi Lehebin. A ke dёgjuar se nё lidhje me tё i Dёrguari i Allahut (a.s) ka thёnё: “Nuk mund tё lёndosh tё gjallёt duke folur keq pёr tё vdekurit.” Ajo ёshtё vajza e xhaxhait tё Profetit (a.s), babai i saj ёshtё Ebu Lehebi,nёna e saj ёshtё mbartёsja e turrёs sё druve dhe vёllezёrit saj janё Utbe dhe Utejbeh. Megjithёkёtё edhe pse nga vdekja e saj kanё kaluar mё tepёr se 1400 vjet, ne e shohim dhe flasim pёr tё me admirim.
Sa madhёshtore ёshtё feja islame e cila urdhёron dhe aplikon drejtёsinё ndёr njerёz.
Ajo ёshtё vajza e Ebu Lehebit dhe Umu Xhemilit, pёr tё cilёt Kurani ka dёshmuar se ato janё banorё tё Zjarrit. Hyrja e saj nё Islam duke refuzuar besimin e prindёrve tё saj pёr tё pranuar besimin nё profetёsinё e Muhamedit (a.s) ёshtё mbresёlёnёse. Duretu (r.a) sfidoi familjen dhe mjedisin pёr shkak tё Islamit. Ajo deklaroi (me bindje) monoteizmin, e pёrqafoi fenё islame, u bё njё muslimane e mirё dhe gjatё hixhretit ka emigruar pёr nё Medine.
Pasiqё Duretu (r.a) pёrqafoi Islamin, ishte sahabiju i nderuar Dahje ibn Kelbi (r.a) i cili i propozoi asaj pёr fejesё dhe mё pas ata u martuan. Nё periudhёn e “Xhahilijes”, Duretu (r.a) ka qenё e martuar me Harith ibn Neufel ibn Abdulmutalibin. Nga kjo martesё ata kanё pasё tre djem: Ukben, Uelidin dhe Ebu Muslimin. Bashkёshorti i saj i cili ishte idhujtar u vra nё betejёn e Bedrit, nё tё cilёn Allahu e ndihmoi Islamin dhe i poshtёroi mosbesimtarёt. Allahu i Madhёruar e nderoi atё duke ia bёrё tё mundur qё tё martohej me sahabijun e nderuar Dahje ibn Kelbin (r.a), njeriun mё tё pashёm dhe mё simpatik, aq sa edhe Xhibrili kur ka zbritur nga qielli ka marrё pamjen dhe shёmbёlltyrёn e tij. A ka nder mё tё madh pёr Duretun (r.a) se sa kjo martesё?!
Njёherё disa gra nga fisi Ruzajk i thanё asaj: Ti je vajza e Ebu Lehebit pёr tё cilin Allahu i Madhёruar ka thёnё nё Kuran: “Qoftё i shkatёrruar Ebu Lehebi, e ai tashmё ёshtё i shkatёrruar.”[1] Pёr çfarё tё vlen hixhreti ty?! Ajo shkoi tek Profeti (a.s) dhe i tregoi pёr kёtё. Profeti (a.s) i tha: Ulu! Pastaj ai (a.s) fali Ylenё bashkё me njerёzit, u ul mbi minber dhe tha: “O ju njerёz! Si ёshtё puna e disa njerёzve qё mё lёndojnё nё prejardhjen dhe farefisin tim? Le ta dini se ai i cili ka folur keq pёr prejardhjen dhe farefisin tim mё ka lёnduar, e kush mё ka lёnduar mua ka lёnduar Allahun.” Pastaj ai (a.s) tha: “Nuk mund tё lёndosh tё gjallёt duke folur keq pёr tё vdekurit.”
Historia tregon se ajo kishte raporte tё ngushta me nёnёn e besimtarёve Aishen (r,a.). Ajo hynte nё shtёpinё e Aishes (r.a) dhe mёsonte prej saj fenё dhe rregullat e jurisprudencёs islame.
Duretu (r.a) ka ndёrruar jetё nё vitin njёzetё tё hixhretit, nё epokёn e Omer ibn Hatabit. Allahu e mёshiroftё dhe qoftё i kёnaqur me tё.
Vёlla i nderuar! Mos u justifiko duke thёnё se mjedisi qё tё rrethon nuk ёshtё i pёrshtatshёm qё ti tё pёrkushtohesh dhe tё kapesh pas mёsimeve tё fesё. Ata tё cilёt tё rrethojnё nuk janё mё tё kёqinj se Ebu Lehebi dhe famijla e Duretus (r.a). Prandaj kapu fort pas fesё dhe ji optimist, sepse Allahu i Madhёruar kurrё nuk e shpie nё humbje atё qё kapet fort pas fesё. Allahu i Madhёruar thotё: “Ata tё cilёt janё udhёzuar nё rrugё tё drejtё, Allahu ua shton udhёzimin dhe u ka dhёnё devotshmёrinё.”[2] “Dhe njeriut nuk i takon tjetёr vetёm se ajo qё ka punuar. Dhe se mundi i tij mё vonё do tё shihet. Pastaj ai shpёrblehet me shpёrblim tё plotё.”[3]
Sё fundmi:
A e more vesh se kush ёshtё Dureh (r.a)?! Kёtё informacion dёrgoja dhe tё tjerёve qё tё pёrfitojnё.[4]
Autor: Ibn Haxher Askalani
Përktheu: Elton Harxhi
By; ardhmëriaonline.com
[1] – Sure Mesed: 1.
[2] – Sure Muhamed: 17.
[3] – Sure Nexhm: 38 – 40.
[4] – “El Isabeh fi Temjizis Sahabe”



















