Ndikimi i përdorimit të yndyrnave, pudrave dhe ngjyruesve në pastërtinë rituale (taharet)

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Në kohët e sotme janë shfaqur lloje të ndryshme yndyrnash, pudrash, ngjyruesish dhe “kremrash”, të cilat njerëzit i përdorin në fytyrë dhe në trup. A ndikon përdorimi i tyre në pastërtinë rituale (taharet) që i nevojitet myslimanit?

Yndyrnat ndahen në dy kategori:

Kategoria e parë: Kur këto yndyrna, kremra dhe pudra janë thjesht një ngjyrë, lagështi ose yndyrshmëri, siç janë ngjyruesit që gruaja vendos në fytyrë, ose kremrat dhe yndyrnat me të cilat ajo lyen trupin. Këto substanca, kur janë vetëm yndyrshmëri, lagështi ose thjesht ngjyrë, nuk e pengojnë mbërritjen e ujit te lëkura. Prandaj, përdorimi i tyre nuk ndikon në abdes dhe as në gusël. Megjithatë, është e pëlqyeshme që personi që merr dëshiron të pastrohet (taharet) ta kalojë dorën mbi vendin ku është vendosur yndyra, në mënyrë që uji të prekë lëkurën, sepse disa yndyrna mund të bëjnë që uji të rrëshqasë dhe të mos e lagë lëkurën.

Kategoria e dytë: Kur këto substanca kanë një dendësi të konsiderueshme yndyrore ose formojnë një shtresë dylli, në atë mënyrë që yndyra grumbullohet mbi trup dhe nuk është thjesht një shtresë e hollë e lyer, atëherë ajo e pengon ujin të arrijë te lëkura. Për rrjedhojë, tahareti nuk është i vlefshëm për sa kohë kjo substancë ndodhet mbi trup.

Gjithashtu, në ditët e sotme ekzistojnë shumë lloje pudrash dhe mjetesh zbukurimi (makijazhi), siç është korrektori për vetullat, i cili përmban ndër përbërësit e tij edhe dyll, që e pengon ujin të arrijë te lëkura.

Po ashtu, ekziston buzëkuqi rezistent, i cili qëndron për një ditë të tërë dhe hiqet vetëm me materiale të caktuara; ai e pengon ujin të arrijë te lëkura gjatë abdesit.

Prandaj, të gjitha këto e pengojnë vlefshmërinë e taharetit.

Burimi: erej.org

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

 

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *