Vendet ku ndalohet apo nuk është e pëlqyeshme të falet namazi

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Në parim, namazi falet kudo në tokë. I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Toka më është bërë e pastër dhe xhami, prandaj njeriu e fal namazin kudo që ta zërë koha e tij.[1] I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Toka është e gjitha xhami, përveç varrezës dhe banjos”. [2]

Megjithatë, i Dërguari i Allahut (a.s) ka ndaluar, që namazi të falet në disa vende, si: rruga, banjoja, vendi i plehrave, vendi ku theren kafshët, kisha, vatha e deveve dhe varreza. Ibn Omeri (r.a) tregon, se i Dërguari i Allahut (a.s) ka ndaluar, që të falet namazi në shtatë vende: në varreza, në dyqanin e mishit, në plehra, në udhëkryqe, në banjo, në vendin ku qëndrojnë devetë dhe mbi tavanin e Shtëpisë së Shenjtë”[3]

Nuk është e lejuar të falet namazi mbi varre, apo në xhami që janë ndërtuar për shkak të një varri, në tyrbe dhe teqe, si dhe në çdo vend ku ka fenomene adhurimi ndaj dikujt tjetër veç Allahut të Madhëruar. I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Njerëzit më të këqinj tek Allahu, janë ata që i gjen Kijameti gjallë dhe ata janë disa persona, të cilët i kthejnë varret në xhami dhe faltore”.(720)

I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë gjithashtu: “Allahu i ka mallkuar hebrenjtë dhe të krishterët, për shkak se varret e profetëve i bënë faltore”.(721)

Nuk është e pëlqyeshme, që namazi të falet në vende që janë shkatërruar nga tërmetet. I Dërguari i Allahut (a.s) ka ndaluar, që namazi të falet në ato toka, ku kanë rënë tërmete.[4]

Nuk është e pëlqyeshme që namazi të falet në vathën e deveve, mirëpo është e lejuar që namazi të falet në vathën e bagëtive të imëta. I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Faluni në vendin ku qëndrojë delet dhe mos u falni në vendin ku qëndrojnë devetë[5]

Nuk është e pëlqyeshme që namazi të falet në kishë, sinagogë, tempull etj. Nëse namazi falet në këto vende, një pjesë e madhe e dijetarëve thonë, se namazi duhet të përsëritet, disa të tjerë thonë se është e pëlqyeshme që namazi të përsëritet, ndërsa disa të tjerë thonë se namazi është i pavlefshëm. Më e mira është, që namazi të përsëritet, me qëllim që të shmangen debatet mes dijetarëve. Nuk është e pëlqyeshme, që namazi të falet në tokën e tjetrit, pa i marrë leje pronarit të saj.

Autor: Rushit Musallari

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Buhariu dhe Muslimi.

[2] – Ebu Daudi dhe Tirmidhiu. Hadithi është Sahih.

[3] – Tirmidhiu, Ibn Hibani..etj. Hadith i pranuar.

[4] – Ebu Daudi. Hadithi është i pranuar.

[5] – Tirmidhiu. Hadithi është i pranuar.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *