Vetëm një hero si Mu’tesim Bilah mund t’i pëgjigjet thirrjes së një fëmije të Gazës. Ngjarja e Mu’tesimit dhe një gruaje muslimane ka ndodhur gjatë kohës së kalifatit Abasid kur kalifi Mu’tesim ishte i pranishëm në vitin 837 të erës sonë. Një motër muslimane u sulmua nga romakët në një qytet romak. Ajo u dhunua dhe u mbyll pa asnjë arsye. E frikësuar dhe e vetme ajo thirri emrin e Kalifit ” O Mu’tesim” . Nje burrë ishte dëshmitar i kësaj ngjarje dhe nxitoi te Kalifi duke e informuar për atë që kishte ndodhur, kur dëgjoi gjendjen e rëndë të kësaj gruaje, ai u përgjigj me guxim, “Lebbejki” që do të thotë “I përgjigjem thirrjes tuaj” Ai tha: Pasha Allahun, kam për të dërguar një ushtri aq të madhe saqë i pari ushtar i rreshtit të arrijë atje dhe i fundit te jetë këtu në bazë. Ai përgatiti një ushtri të madhe prej 90000 luftëtarë dhe vendosi ta udhëheqë vetë ushtrinë, u nis dhe udhëtoi më shumë se 1740 kilometra për të shpëtuar një grua që nuk e kish parë dhe nuk e kish njohur kurrë. Ai përcaktoi të çlironte qytetin Amorit, vendlindjen e perandorit bizantin Teofil, qytetin ku gruaja arabe u burgos. U takua me ushtrinë e Teofilit dhe beteja midis dy ushtrive përfundoi me fitoren e ushtrisë së Mu’tesimit. Pasi hyri në qytet sundimtari i saj Bizantin, Mannese, urdhëroi t’ia jepnin çelsat e burgjeve, dhe ai vetë këmbënguli të hapte vetë burgun ku ishte gruaja muslimane. Dhe kur ajo e pa u mahnit dhe ai i tha: “Iu përgjigja thirrjes tuaj, motër” Kalifi Al- Mu’tesimi dërgoi të gjithë ushtrinë në pëgjigje të thirrjes për ndihmë të vetëm një gruaje muslimane, e cila u kap nga romakët dhe e shpëtoi atë. Mu’tesimi u kthye në Samara si fitimtar. Ai është një shembull i famshëm i një udhëheqësi musliman që mbron islamin dhe nderin, jetën e burrave dhe grave muslimane. Duke krahasuar atë që ndodhi në kohën e tij dhe atë që po ndodh në kohën tonë, kupton nevojën emergjente për heronjë si Mu’tesim Bilah.
Autor: Muhamet Selmani