Myslimanët e parë të Ballkanit

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Kontaktet e hershme të islamit me Ballkanin vazhduan përgjatë shek. VIII, si nga sulmet e ushtarake nëpërmjet detit Adriatik ashtu edhe përmes eksploruesve myslimanë që vinin nga Lindja. Kjo është edhe periudha kur shfaqen vendbanimet e para myslimane në anën perëndimore të Ballkanit. Shumë studiues të mesjetës pohojnë se misionarët dhe tregtarët myslimanë në mesjetën e hershme vizituan rregullisht vendbanimet myslimane në Ballkan. Aq i madh ka qenë kontakti saqë një pjesë e popullatës filluan të ndikohen nga gjuha dhe kultura arabe.

Në veprën gjeografike “Hudud el-Alem” të cilës i jemi referuar, sillet një pasazh ku bëhet përshkrimi gjeografik dhe etnografik i një hapësire që njihet si “Bilad el-Mervat”. Në komentin e tij dijetari i njohur V. Minorsky thotë se “Mervat” janë ose Kroatët e sotëm ose Moravianët e mesjetës.] Ata kufizohen me Hazarët, Peçenkët dhe Bullgarët, ata flasin arabisht dhe greqisht (rumije) ndërsa veshjet e tyre janë si të arabëve. Kjo e dhënë është tepër e rëndësishme, duke iu referuar kohës kur është shkruar kjo vepër, që përkon me gjysmën e parë të shek. X, është shumë domethënëse që një popull që jeton në Ballkan të flasë arabisht dhe të vishet si arabët, kjo ka ardhur si pasojë ose e ndikimit të kulturës ose e prezencës së madhe të tregtarëve dhe misionarëve arabë.

Disa nga banorët e hershëm të islamizuar në Ballkan njihen si detarë të shkëlqyer në Adriatik. Këtë të dhënë na e përcjell edhe gjeografi Al-Idrisi ku gjatë vizitës së tij në rajonet e Ballkanit mdidis viteve 1151-1159, duke theksuar se “Këta banorë vendas ishin detarë të aftë”.

Autor: Behar Kaçeli

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *