Ndjenja për jetën

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Kur jetojmë veç për veten tonë, atëherë jeta na duket e shkurtër, e ngushtë. Fillon kur dalim në këtë botë e mbaron me futjen në barkun e tokës.

Ndërsa kur jetojmë për të tjerët, pra kur jetojmë për një ideal gjithpërfshirës, atëherë jeta bëhet e gjatë, e thellë, fillon me zanafillën e njerëzimit dhe fundin e ka në rrezen e fundit të diellit mbi këtë tokë. Kështu fitojmë jetë shumëfish. Këto janë vite të vërteta e jo iluzione. Provo të imagjinosh jetën në këtë dimension. Ndjenjat tona mbushen me ditë, me orë e me çaste. Në fakt jeta nuk matet me numrin e viteve. Ajo matet me numrin e ndjesive që vlojnë tek ti. “Realistët” këtë e quajnë “iluzion”, por në fakt ky është realitet shumë herë më i vërtetë, sesa realiteti i tyre. Sepse jeta nuk është gjë tjetër veç ndjenja e njeriut për jetën. Sikur t’ia heqësh dikujt ndjenjën për jetën, atëherë i ke marrë vetë jetën dhe ai bën hije mbi tokë, por është i vdekur mes të gjallëve. E, nëse njeriu ndjen dhe jeton me ndjenja shumë, atëherë jeta i shtohet më shumë vite..

Kjo çëshjte mua më ngjan shumë e prekshme dhe nuk ka nevojë për shumë diskutim. Ne jetojmë shumë gjatë, nëse jetojmë për të tjerët, nëse jetojmë për një idela gjithpërfshirës. Sa më shumë të ndjejmë për të tjerët, aq më shumë shumë i japim jetës sonë jetë. E në fund jeta shkon shumë larg…

Autor: Sejjid Kutubi

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.