Profeti (a.s) e falënderoi Allahun dhe e lavdëroi Atë, pastaj tha:
“Pasha Atë që më dërgoi me të vërtetën! Ata janë grupacioni i shejtanëve: ju flasin atyre por i gënjejnë ata, u japin shpresa, por i mashtrojnë; u premtojnë, por nuk i mbajnë premtimet.
Për Allahun! Unë nuk ju kam treguar diçka që t’ju kem gënjyer, as nuk ju kam dhënë shpresa që t’ju kem mashtruar, as nuk ju kam premtuar diçka që të mos e kem mbajtur premtimin ndaj jush.
O Allah, goditua fytyrat e tyre, shkatërroji armët e tyre dhe mos u jep begati në vendqëndrimet e tyre! O Allah, copëtoji nëpër tokë, ashtu siç i copëton era karkalecat!
Pasha Atë që më dërgoi me të vërtetën! Nëse sonte jeni pak, do të shumoheni; nëse jeni të dobët, do të bëheni të fuqishëm; dhe nëse jeni të përulur, do të bëheni të nderuar, derisa të bëheni si yjet, ku secili prej jush do të jetë shembull për t’u ndjekur. Atëherë do të thuhet: “Filani tha kështu, filani tha kështu.”
Burimi: Miftahul Efkar
Përktheu: Elton Harxhi
By: ardhmëriaonline.com



















