Profeti (a.s) ka thënë: “Do të jetë gjithmonë një grup prej Umetit tim gjithmonë me të vërtetën, do të jenë mposhtës ndaj armikut të tyre, ata nuk cenohen dhe as nuk do të dëmtohen (nuk do të thyhen nga tradhtia e kundërshtarëve dhe tradhëtarëve). Të pranishmit pyetën: O i Dërguar i Allahut! Ku janë ata? Ai (a.s) tha: Në Kuds dhe në rrethinat e tij.” Nga ky hadith kuptohet se për çfarë do të flasim. Një temë sa e re aq edhe vjetër. E vjetër në histori, e re sepse i është imponuar botës këtu e pesëmbëdhjetë muaj. E vjetër, sepse e përmendënd Allahu i Madhëruar këtu e pesëmbdhjetë shekuj: “I Lartmadhëruar është Allahu i Cili ia mundësoi robit të Tij Isranë (udhëtimin natën) nga xhamia e Qabes në xhaminë e Aksasë, për t’i treguar argumentet e Tij.” Të qenurit e Kudsit, Kibla e parë e muslimanëve, në vetvete tregon shumë dhe fakti që Pegamberi (a.s) përpara se të ngjitej në Miraxh, dhe të shkonte tek Allahu deri në Sidretul Munteha, shkoi në Kuds dhe u priu të gjithë profetëve, tek xhamia e Shkëmbit, tek kupola e florinjtë. Kjo në vetvete tregon shumë.
Një nga mesazhet më madhore që përcillet nga fakti që Pejgamberi (a.s) u priu Pejgamberëve të tjerë është se të gjithë ata ia dorëzuan amanetet Muhamed Mustafasë, për t’i thënë se bota ka për të qenë në paqe duke qenë nën drejtimin tënd. Historikisht Kudsi ka pasë paqe kur ka qenë në dorë të muslimanëve. Dhe këta pesëmbëdhjetë muaj luftë, si fazë e fundit e këtij shtatëdhjetë e pesë vjeçari pushtimi të Kudsit nga një uzurpator shumë të lig, që nuk e parë ndonjëherë historia, tregon në vetvete se në momentin që Kudsi ndodhet në dorën e dikujt tjetër veç muslimanëve, dynjaja ka gjak, ka trazira, ka dhunë dhe luftë. Para tre apo katër ditësh ka dalë një material nga një prej figurave më të larta të politikës amerikane, i cili thotë troç se: “U bë vite, ose dekada që Benjamin Netenjaho duke shfrytëzuar kauzën e tij të Izraelit, na ka tërhequr ne amerikanëve në disa luftra që nuk do t’i kishm pasë nevojë dhe kemi shkatërruar disa shtete për shkak të këtyre njerëzve.”
Ajo luftë që ndodhi këtu e pesëmbëdhjetë muaj më parë ka përcjellur një mesazh shumë të madh, ose disa mesazhe të mëdhaja. Para tre ditësh është marrë vendimi për armëpushim dhe do të futet në zbatim në ditën e Djelë, me lejen e Allahut të Madhëruar. Triumfatori këtu gjithmonë kush është: Palestina. Armëpushimi për Izraelin asnjëherë nuk është triumf, se ai nuk u fut aty për të qëndruar ca ditë, për të hedhur ca bomba dhe kaq. Ai u fut me një plan shumë të madh: Me e fshi Gazan nga faqja e dheut, si infrastrukturë, por mbi të gjitha si ekzistencë, si Gaza, si popullsi, si rezistencë dhe kjo i ka trembur shumë. Po të ishte një popull që do të ishte dorëzuar, nënshtruar dhe do të kishte bërë ato paktet që ata kërkojnë edhe mund ta kishin pranuar. Por bëhet fjalë për një popull që ka mbajtur gjallë disa parime madhore, ose një kauzë madhore që i ka shërbyer të gjithë botës. Prandaj edhe përpjekja për çfarë ishte, lufta për çfarë ishte? Për t’ia shuar farën këtyre njerëzve të veçantë, për të cilët Pejgamberi (a.s) thotë: “Do të jetë gjithmonë një grup prej Umetit tim gjithmonë me të vërtetën, do të jenë mposhtës ndaj armikut të tyre, ata nuk cenohen dhe as nuk do të dëmtohen (nuk do të thyhen nga tradhtia e kundërshtarëve dhe tradhëtarëve).” Pra vatra e të Vërtetës, aty ku nuk përgjunjet asnjëherë, ku e Vërteta nuk dorëzohet asnjëherë është ky vend, i mbrojtur dhe i mbajtur. Kjo e Vërtetë është e përqafuar nga këta njerëz. Prandaj edhe këta njerëz nuk duhet të ekzistonin më, duhet të shfarosheshin patjetër.
Mesazhi i parë që na përcjell kjo luftë që ndodhi, që u mbyll në këtë formë dhe që u mbyll faqebardhë për ata që rezistuan atje dhe faqe të zezë për shumë të tjerë, është se njeriu e merr forcën nga e Vërteta e tij dhe jo nga armët e tij, dhe kjo duhet të kihet parasysh. Çdo popull që furnizohet shumë me armë, por që nuk ka një kauzë të vërtetë, ato armë i kthehen kundra vetes. Ajo që u jep vlerë armëve dhe forcës është e Vërteta.
Mesazhi i dytë është e Vërteta ajo që i jep vlerë forcës dhe nuk është forca ajo që prodhon një të vërtetë. Ky entitet, kjo farë e keqe, tumor i madh, një transpant djallëzor, në atë vend atje është munduar pothuajse për një shekull me rradhë të krijojë një të vërtetë të paqenë, duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë që ka pasë, me vrasje, shfarosje dhe gjenocid, për ta imponuar atë të Vërtetë dhe në fund nuk ia arriti. Këtu nuk po flasim për mijëra tonelata bombash që janë hedhur në atë vend, për mijëra, qindra armësh të reja që janë testuar në atë vend, me dhjetëra dhe qindra planesh që janë bërë për ta shfarosur dhe shkul nga rrënjët atë vend, komplote jashtëzakonisht të mëdhaja. Ne flasim në lidhje me ata që kanë hyrë për t’i luftuar ata sipas asaj që shohim, kurse përsa i përket asaj që nuk e shohim që është bërë për t’i shkulur ata me rrënjë është shumë më e madhe sesa kaq. Megjithatë e gjitha kjo forcë dështoi dhe Allahu i Madhëruar na jep shembuj madhorë në Kuran si shembulli i Daudit (a.s) me Xhalutin. Në fund ngelën vetëm një grup njerëzish që u përballën me popullin e Xhalutit dhe Allahu i Madhëruar u dha triumfin sepse rezistuan test pas testi derisa thuhet se në fund ngelën vetëm treqind persona, e Daudi e vrau Xhalutin. Allahu i Madhëruar thotë: “Sa prej grupeve të vogla mundin dhe rëzojnë grupe të mëdhaja me lejen e Allahut.” Këtu duhet me u ndalë përsëri, sepse forca e muslimanit, në rradhë të parë buron nga jekini, siguria në të Vërtetën që ai beson. Këtë parim, ne duhet ta kemi parasysh edhe në jetën tonë: Nuk ka vështirësi në botë që e thyen atë që bën sexhde. Ai që di të bëjë sexhde dhe që e shijon atë duke qenë i përulur ndaj Allahut, nuk ka asgjë në botë që e thyen. A nuk themi shtatëmbëdhjetë herë në ditë “Falenderimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve” Imam Ibn Kajmi thotë: “Muslimani, robi i Zotit, po qëndroi para një mali dhe e ka nda mendjen me e shkul malin, e shkul atë.” Nuk ka vështirësi në faqe të dheut që qëndron për muslimanin. Përse Allahu i Madhëruar ia zbriti Kuranin njeriut? “Nëse do ta kishim zbritur Kuranin malit, do ta kishe parë atë të çarë dhe të tronditur nga frika.” Kaq i rëndë është Kurani. Kjo sepse Allahu i Madhëruar i ka dhënë njeriut një burim force që nuk ia ka dhënë askujt tjetër. E ky burim force është lidhja me Zotin. Një nga deklaratat që kishte bërë një analist izraelit pas marrëveshjes ndër të tjera thuhej se: “Është e pamundur të mposhtësh një popull që i beson kësaj fjale.” “Allahu është me durimtarët.” Durimi për besimtarin është një burim i madh force, por besimtari është i vetëdijshëm se burimin e forcës e merr “Duro sepse durimi është vetëm prej Allahut” Kjo do të thotë se në momentin që përballesh me të ligën duhet me pasur durim. Momentin që më shteron durimi kthehem tek Allahu i Madhëruar. Prandaj edhe Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe kërkoni ndihmë nëpërmjet durimit dhe namazit.” Pasi që durimi është një bateri që shteron, por që karikohet nëpërmjet namazit duke u kthyer tek Allahu. Këtë binom, populli i Gazës e ka njohur shumë mirë. Pikërisht ky është një nga mesazhet që na përcjell populli i Gazës në këtë rezistencë. Shikoni mirë atë ç’ka thotë Allahu i Madhëruar dhe veçanërisht këtë lloj binomi: Durimi dhe namaz. Të shterojë durimi kthehu tek namazi, sepse namazi të furnizon me forcë, burim dhe energji.
Mesazhi tjetër është turp i madh për një musliman të kalojë në pesimizëm; nuk mundet, nuk bëhet, por ata e kanë fajin. Lojra fjalësh për t’ia hedhë fajin të tjerëve. Muslimani nuk di t’ia hedhë fajin të tjerëve. Përfytyroni sikur banorët e Gazës do të ishin marrë me arabët duke u ankuar se arabët i kanë braktisur. Mirëpo ata nuk u morën fare me atë punë, sepse ata e kanë ditur shumë mirë se ku e kanë pasur burimin e forcës së tyre. Musliamani i cili ka një kauzë të veten, ka mundësi që t’i futet edhe detit mes për mes dhe nuk dorëzohet asnjëherë, përderisa është me të Vërtetën. Jusha ibn Nun, kur urdhërua që ta çlironte Kudsin ishte ditë e Premte. Ai u afrua drejt Kudsit dhe po perëndonte dielli dhe po hynte dita e Shtunë, ditë në të cilën nuk lejohet të punohej e as të luftohej. Ai iu drejtua diellit dhe i tha: Ti ecën dhe vepron me fuqinë e Allahut të Madhëruar, prandaj ndalu që unë të realizoj detyrën time! E Allahu i Madhëruar e ndali diellin. Allahu i Madhëruar për Musain ndau detin, për shkak të një kauze të vërtetë. Prandaj robi i Allahut që ka një kauzë të vërtetë është në gjendje me qëndruar edhe vetë dhe nuk e ka problem. Një nga burimet e forcës së atyre njerëzve ka qenë kjo lloj bindje. Kur msulimani i beson të Vërtetës së tij, me u bërë gjithë bota kundra tij me e ndalë, nuk e ndalon dot, nuk ka gjë që e frenon muslimanin. Kjo është arsyeja se përse Persët dhe Bizantët u habitën me arabët të cilët i njihnin shumë mirë, sepe i kishin parë në çdo kohë e në çdo vend; çfarë ndryshoi tek këta njerëz? Si është e mundur që e marrin këtë lloj guximi? Kishte ndryshuar një gjë shumë e madhe dhe cila ishte kjo gjë e madhe? Tashmë ata kishin përqafuar të Vërtetën. Prandaj edhe Omeri (r.a) ka thënë: “Ne jemi një popull që Allahu na ka lartësuar me Islam. Dhe nëse do ta kërkojmë krenarinë diku tjetër, Allahu ka për të na poshtëruar.” Prandaj kjo është një çëshjte që ne duhe ta rifreskojmë edhe njëherë në aktualitetin tonë. Ne si muslimanë shqiptarë: Ku buron krenaria jonë, ku është forca jonë? Kjo do të thotë se për detyrën që kemi ndaj këtij vatani nuk na shkon që të presim prej dikujt tjetër. Jo po ai i gjati, jo po ai i bardhi, i ziu, etj. Unë si musliman ku jam? Çfarë jam duke bërë unë për vatanin tim, për popullin tim, për të ardhmen e brezave, se në Ditën e Kijametit nuk ka për të na ndihmuar fakti se i pati fajet ai i gjati, i shkurtri, i bardhi apo i ziu. Ti si musliman çfarë je duke bërë, ke llogorja jote që je, a i ke dhënë hakun apo jo? Kjo është pyetja e madhe. Prandaj palestinezët dhe banorët e Gazës e kanë kuptuar se çështja me të cilën duhet të angazhohen është kauza e tyre, mbrojta e llogores së tyre. Është e çuditshme çështja e tuneleve të tyre, kanë futur gaz me helm, kanë përdorur teknologjinë, kanë skanuar nga lart, e kanë pasur futur gazin në tunele dhe gazi kthehej mbrapa, kanë pasur futur ujë dhe uji kthehej mbrapa. Si është e mundur? Sikur edhe milingonë, apo urith të kishte qenë nuk do ta kishin bërë kaq të sofistikuar këtë “underground”. Një mezash tjetër që na përcillet në këtë rast është fakti se ndryshe është të bashkëveprosh me shkaqet dhe ndryshe është të përsosësh shkaqet. Tregohet se një mjek egjiptian bëri një operacion të çuditshëm. Një vajze të vogël, i punonte zemra vetëm 30%. Ai i bëri transplant zemre, mirëpo e habitshmja ishte se ai ia la të dy zemrat bashkë, derisa secila prej zemrave të luanin rolin e tyre, pastaj e hoqi atë. Të gjithë u habitën dhe thanë: Si është e mundur dy zemra në kraharor? Ai që di të bashkëveprojë me shkaqet di të bëjë mrekulli në çdo fushë të shkencës. Le të japim një shembull më të thjeshtë: ti shkon në një lokal, kamarieri të sjellë pak ushqim, por mënyra se si ta servir ta shet pjatën 40 euro, sepse ti ke shkuar tek një lokal me emër. Dhe këtu është shfrytëzuar perfeksionimi.
Le të flasim për të Arbakanin – liderin e madh – i cili thotë: “E nisëm udhëtimin tonë të ringritjes së Turqisë (A e dini se kur ka nisë ringritja e Turqisë, ajo ka filluar në vitet pesëdhjetë, atëherë kur Turqia ka qenë në batakun e batakut. E Arbakani, nuk tha që Turqia është në batak, ajo nuk bën, nuk ka shpresë, nuk ia vlen të jetosh në Turqi, ti ke qenë dhe vazhdon të jesh e shkretuar, etj. Njëkohësisht, ai merrej dhe me ata persona të cilët i thonin se ishin osmanët ata të cilët i lanë në këtë batak. Ai nuk ia vuri veshin këtyre gjërave. Përkundrazi, ai iu kthye laboratorit.) Ai thotë: Mbi pesë gjashtë herë na e kanë dështuar projektin tonë, mirëpo ne e vazhduam atë.” Imagjino po të ishim ne do ta braktisnim, mirëpo në fjalorin e muslimanit nuk duhet të ekszistojë fjala braktisje.
Dikur jam takuar me shejh Selma Auden, u afrova dhe i thashë: Na jep ndonjë këshillë! Ai tha: Kije parasysh, askush nuk mund të të thyejë, nëse nuk thyhesh.” Që do të thotë se ti thyesh vetëm atëherë kur thyhesh vetë. Këshilla e dytë: “Mos trokit gjatë në dyert e mbyllura se ka plot dyer të tjera.” Kështu i kanë pasë thënë edhe Arbakanit: Mos u merr me atë punë se ata janë shtatëdhjetë vjet përpara, u munduam edhe ne por dështuam. Mirëpo Arbakani u përgjigj: O të mjerë, po përse për të shkuar atje ku duam të arrijmë duhet me ndjekë ata nga pas?! Ka dhe shtigje e rrugë të tjera që na shpien atje ku duam. Sot Turqia është superfuqia e armatimeve të ajrit, të droneve. Sot shtetet konkurojnë për të blerë dronat. Si arriti deri këtu? Ashtu siç e ceka dhe pak më përpara: me bashkëvepruar me shkakun është diçka dhe me e përsos atë është diçka ndryshe. A e keni vizituar ndonjëherë xhaminë Sulejmanie në Stamboll? Ka shumë nijete për ta vizituar, për të parë edhe madhështinë e civilizimit. Ata të rinj që studiojnë për inxhinieri le të kuptojnë se përse ndërtetat tona me hekur zgjasin njëqind vjet, kurse ajo ka pesëqind vjet që është ndërtuar. Si është e mundur. Përsosja e bashkëveprimit me shkaqet. E kush është ai që e bën këtë? Ai që e bën këtë është ai person i cili e ka arritur jekinin tek Zoti, sigurinë me Allahun e Madhëruar, sepse nëse një shkak dështon apo edhe shumë të tjerë dështojnë ka shkaqe të tjera të suksesit, sepse për çdo problem Allahu ka zbritur edhe zgjidhjen. Thjesht duhet me e kërkuar. Për arsye se siguria tek Allahu i thotë njeriut që ky shkak dështoi, ky dështoi e ai dështoi, por patjetër Allahu ka krijuar shkaqe të tjera të zgjidhjes. Sepse Allahu i Madhëruar sa herë që ka zbritur një problem bashkë me të ka zbritur edhe zgjidhjen të cilën duhet ta kërkojmë. Prandaj edhe pak më lartë thamë se besimtari nuk dorëzohet kurrë. Pejgamberi (a.s) i përcjell Ibn Abasit (r.a) një mesazh shumë të madh: “Dije se sikur umeti do të mblidhej për të të sjellë një të mirë, nuk mund të ta bëjnë nëse nuk e ka shkruajtur Zoti. (Vendose veten në këtë hadith, sikur 400 veta janë mbledhur për të të bërë një të mirë dhe ti thua lum si unë. Mund të bëhen të gjithë bashkë, dhe në momentin që duhet me ta bërë të mirën, nëse nuk e ka shkruajtur Zoti, nuk kanë për të ta bërë. Si është e mundur? Mos u çudit!) “Me u bërë gjithë umeti (bota) me ta bërë një të keqe, nuk mund të ta bëjnë nëse nuk e ka shkruajtur Zoti.” I thanë Omer Muhtarit se italianët kanë filluar të përdorin disa mjete nga ajri të cilat i quajnë aviona. Për fat të keq përreth Omerit kishte disa njerëz demoralizues që demoralizonin veten dhe Omerin që i luftoi italianët për 20 vjet. Strategjitë e Omer Muhtarit studiohen në akademitë më moderne ushtarake. Si është e mundur që një bedeuin që ua mësonte Kuranin fëmijëve në mejtepe dhe ishte përvoja e tij 20 – vjeçare e xhihadit që frymëzoi brezat që ta çlironin Libinë nga Italia. Dhe Italia ishte superfuqia e kohës, si është e mundur. Italia kishte tanqe dhe autoblinda që nuk i kishte askush. Omer Muhtari e shkatërroi Italinë me pushkë dhe kuaj, atë ç’ka posedonin. Kur i thanë se ka dalë avioni, ai nuk tha hajde t’i hedhim pushkët, por i pyeti: Ky avioni fluturon mbi Arsh apo nën Arsh? Nën Arsh – u përgjigjën. Atëherë ai tha: Përderisa është nën Arsh, Allahu bën çfarë të dojë me ato që janë nën Arsh.
Besoj se e keni dëgjuar atë zjarrin e madh që po ndodh atje, përtej konspiracioneve: Qyteti pa Zot (nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë) me mburrje dhe arrogancën më të madhe thanë të ndërtojmë një qytet pa Zot. Një prej aktorëve të mëdhenj që banonte aty, dikur e kam parë në një intervistë, ku dikush e pyeti: Cila është ëndrra jote? Duke u tallur u përgjigj: Të bëhem i pasur dhe i famshëm. Sakaq ai i kishte të dyja. Para dy ditësh e pashë në makinën e policisë, polici po i jepte ujë dhe atij po i dridheshin duart. I lartmadhëruar është Allahu! “Mos mendo se Allahu është i pavëmendshëm”
Gaza – realisht – na ka shkund dhe na ka zbuluar, na ka shkundur sepse kemi qenë jerm dhe na ka zbuluar, sepse kishim pretenduar se e besojmë Kuranin, se e besojmë Zotin dhe fjalët e Tij. Faktikisht kishim qenë shumë larg.
Që mos të zgjatemi shumë, mesazhi që Gaza përcolli tek Umeti ynë është: Kujdes me kauzat madhore të Umetit. Mos i konsidero të thjeshta, por merri me më seriozitet dhe jo me kaq papërgjegjshmëri. Janë disa të vërteta që nuk ka interes që mund të krahasohet me to, të gjithë interesat e dynjasë duhet me i vënë nën këmbë dhe duhet me i dhën prioritet kauzës “Allahu nuk do t’i linte besimtarët ashtu të përzier derisa të bëhet dallimi midis të keqit dhe të mirit.” Janë disa kauza madhore, Allahu i ka bërë madhore që i sitin Umetin, se nga je këndej apo andej. Tregojnë për milingonën e Ibrahimit (a.s): Çfarë je duke bërë? Ajo u përgjigj: Jam duke marrë ujë, që të shuaj zjarrin e Ibrahimit. Filluan duke qeshur. Ajo tha: Përse po qeshni? Si mos të qeshim, a do të shuash zjarrin, në të cilin Irahimin e kanë hedhur me katapultë. Ajo tha: Mua nuk më intereson a e shuaj, apo nuk e shuaj, mua më intereson se nga cili krah jam. Dhe janë shumë çështje të tilla të këtij karakteri, duhet me qenë shumë të kujdesshëm në askpektin e pozicionimit. Nifaku (hipokrizia) nuk është ka me dy brirë, nuk ka kauzë që është kauzë islame dhe humane që nuk i përket muslimanit. Sejjid Kutbi (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Muslimani është i ftuar të pozicionohet 24/7. Ti vazhdimisht ftohesh të pozicionohesh ose me të Vërtetën, ose me të Pavërtetën në çdo fushë të jetës dhe të angazhimit.
Çështja e fundit e shtetit të Bektashian. Baba Mondi kishte shkuar për të marrë bekimin tek papa dhe disa televizione si Klani, etj nxjerrin disa tituj se edhe papa e bekon shtetin Bektashian. Cila është lidhja që shteti Bektashian të marrë bekimin tek papa nuk e di. Kisha dëgjuar që papa bekon katolikët e të krishterët, por që të bekonte muslimanët jo. Ne bëhemi më katolikë se papa. Unë e lexova me vëmendje deklarëtën e papës dhe nuk kishte cekur gjë. Dhe kjo tregon se papa është burrë i mençur dhe formimi i shtetit bektashian përbën një rrezik të madh për popullin shqiptar.
Dhe së fundmi e lus Allahun që t’i pranojë dëshmorët e Gazës. Le ta dimë se banorët e Gazës do të kenë nevojë për ndihma dhe nëse ne do të ftohemi nuk duhet të hezitojmë. Le të përgatitemi që të falim dy rekate namaz në xhaminë Aksa.
Imam – hatib: Sabaudin Jashari