Enesi transmeton se Profeti Muhamed (a.s) ka thënë:
“Askush nuk e ka besimin e plotë nga ju, derisa të dëshirojë për vëllanë e tij atë që dëshiron për vete.”
Çfarë mësojmë nga hadithi i mësipërm?
1 – Besimi shtohet dhe pakësohet sipas veprave që bën besimtari.
2 – Besimi shtohet kur bëjmë punë të mira.
3 – Besimi pakësohet kur bëjmë vepra të këqija.
4 – Besimtari u do të mirën të gjithë besimtarëve.
Mësim Praktik:
Isha duke luajtur me shokët e mi me top në oborrin e shkollës dhe papritur së bashku me shokun tim Ahmedin ramë në tokë. U bëmë me baltë pasi një ditë më parë kishte rënë shi. Shkova mora ujë dhe pastrova rrobat e mia e po ashtu edhe të shokut tim Ahmedit. Ai u gëzua me veprimin tim dhe më falenderoi.