Anëtarët e familjes

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Çdo familje përbëhet nga anëtarët e saj. Ne kemi shumë shokë dhe shoqe që luajmë me ta, por ne nuk e dimë numrin e anëtarëve të familjeve të tyre. Por përmes një loje matematikore ne mund të arrijmë të gjejmë anëtarët e familjes së shokut ose shoqes tonë.

Për të gjetur numrin e anëtarëve ti duhet të ndjekësh hapat e mëposhtëm:

A – Shumëzoje numrin e vëllezërve me 2

B – Tani shtoji 3

C – Shumëzoje me 5

D – Shto numrin e motrave të tua

E – Shumëzoje me 10

F – Shto numrin e gjyshërve dhe gjysheve që jetojnë me ty

G – Hiqi 150

Numri që del është 3 shifror. Numri i parë tregon numrin e vëllezërve. Numri i dytë tregon numrin e motrave, kurse numri i tretë atw të gjyshërve.

Shembull Praktik:

A – Shumëzoje numrin e vëllezërve me 2! Për shembull shoku ka 2 vellezër: 2 shumëzim për 2 baraz 4

B – Tani shtoji 3! 4 plus 3 baraz 7

C – Shumëzoje me 5! 7 shumëzim 5 baraz 35.

D – Shto numrin e motrave! Për shembull shoku ka 1 motër: 35 plus 1 baraz 36.

E – Shumzoje me 10! 36 shumëzim 10 baraz 360.

F – Shto numrin e gjyshërve që jetojnë me ty! Për shembull me shokun jetojnë të 2 gjyshërit. 360 plus 2 baraz 362.

G – Hiqi 150! 362 minus 150 baraz 212.

Numri i parë që është  2 është numri i vëllezërve.

Numri i dytë që është 1 është numri i motrës.

Numri i tretë që është 2 është numri i gjyshërve.

Vërejte: Nëse një prej numrave del 0 kjo do të thotë se shoku nuk ka anëtarin përkatës.

By: ardhmëriaonilne.com

 

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *