Gjenden dy hadithe: Ai i transmetuar nga Muslimi, nga Xherir ibn Abdullah el Bexheliu që ka thënë: I Dërguari i Allahut ka thënë: “Kush bën në Islam një traditë të mirë, me të cilën punohet pas tij, atij e merr shpërblimin e çdokujt që vepron me të, duke mos u mangësuar atyre asgjë nga shpërblimet e tyre. Ndërsa kush bën në Islam një traditë të keqe, me të cilën punohet pas tij, ai e merr mëkatin e çdokujt që vepron me të, duke mos u mangësuar atyre asgjë nga mëkatet e tyre”. Ky hadith ka ardhur me artikulime të larmishme dhe të ngjashme dhe ka një historik të njohur. Ky hadith i përngjan hadithit tjetër të transmetuar nga Muslimi, nga Ebu Hurejra, se Profeti (a.s.) ka thënë: “Thirrësit në një udhëzim, i takon prej shpërblimit sikurse shpërblimet e pasuesve të tij, duke mos u mangësuar kjo atyre asgjë prej shpërblimeve të veta. Ndërsa thirrësit në një humbje (devijim) i rëndon prej mëkatit sikurse mëkatet e pasuesve të tij, duke mos u mangësuar kjo atyre asgjë prej mëkateve të veta”.
Neueuiu ka thënë: (Kjo vlen për këtë thirrës) Sidoqoftë, nëse ky udhëzim i ka fillesat prej tij, ose i ka paraprirë atij dhe sidoqoftë kjo gjë ka qenë leksion diturie, adhurim, disiplinë (edukatë), etj.
Hadithi i dytë: Transmetohet nga Muslimi, nga Xhabir ibn Abdullah, nga Profeti (a.s.), në një hadith të gjatë të thënë në hutben (ligjëratën) e të xhumasë (të premtes), ku vjen: “Dhe çdo bidat është humbje”
Që të dy këto hadithe (thënie profetike) janë të sakta…
Dihet se kuptimet e hadithit të të Dërguarit të Allahut (a.s) janë në ujdi dhe jo në mospërputhje, pra ato mbështesin njëri-tjetrin dhe nuk janë paradoksale.
Sa i përket hadithit të parë, ai bën fjalë mbi traditën, ndërsa i dyti bën fjalë mbi bidatin. Natyrisht tradita dhe bidati janë të distancuara midis tyre sa lindja me perëndimin. Tradita e mirë është pasimi i udhës, me të cilën ka ardhur Kurani dhe Suneti që e gjejmë të përvijohet me “udhëzimin” në hadithin tjetër. Kush bën një traditë të mirë, atij i takon shpërblimi i saj dhe shpërblimi i atij që punon me të; kjo përmbledh personin që ringjall një traditë profetike që është zhdukur, që publikon një dituri që është ndrydhur, ose që kthjellon një rit që ka mbetur i fshehtë, si dhe përmbledh personin që sistemon një prej çështjeve të dobishme dhe me vlerë, që nuk bien ndesh me Sheriatin-Ligjin Islam, sikurse ai që sistemon një arsimim të organizuar administrativ dhe disiplinë të dobishme, organizon strukturën e ushtrisë dhe mbrojtjes, klasifikon dhe ndan në departamente lëmenjtë e ndryshëm, vendos një sistem për çështjen e administrimit të sadakasë (donacioneve), reformon dhe ndreq çështjet jetike të muslimanëve duke organizuar administrimin e burimeve të jetesës, industrisë, bujqësisë, komunikacionit, punësimit, bankave e kështu me radhë mbarë çështjeve të tjera jetike të dynjasë. Këto janë lëmenj, ku novacioni është i mirëpritur dhe çdo risi e dobishme lidhur me këtë është për t`u vlerësuar, përderisa ato nuk bien ndesh me kumtimet e Sheriatit (Ligjit Islam në tërësi), ose me ndonjë bazë të Sheriatit. Në këtë kontekst Profeti (a.s.) ka thënë: “Ju i dini vetë më mirë çështjet e dynjasë (jetesës) tuaj.”
Pra vërejtja dhe privimi kufizohen në aspektin e adhurimit neto (të pastër), aspektin e afrimit tek Allahu dhe bindjeve të pastërta sikurse: namazi, agjërimi, haxhi, në të cilat nuk ka terren për risi (shpikje), ndaj dhe çfarë shpiket në to nuk aprovohet, me kuptimin i kthehet mbrapsht vepruesit që e vepron, nuk pranohet prej tij dhe s’miratohet në të. Kësisoj, nëse personi shpik një namaz, që nuk është i legjitimuar, në një situatë që nuk ka ardhur nga Suneti ose shpik formë për namazin, ose vendos një kohë shtesë namazi, ose shton një karakteristikë, trajtë apo kusht të pabazë, kjo gjë është e shëmtuar dhe e keqe, vepruesi i të cilës konsiderohet bidatçi dhe mëkatar.
Pra bidati është një qasje (udhëzim apo traditë) e shpikur në fe, e cila njëjtësohet dhe sillet krahas qasjes legjitime (të Sheriatit-Ligjit Islam) dhe që objektivizohet po në objektivin e Sheritati-Ligjit islam, tek adhurimi i Allahut të Lartësuar. E gjitha kjo përbën një hapësirë për robërit. Pra ndalimi i shpikjes së një adhurimi të ri është në kuadrin e hapësirës, me qëllim që njerëzit të mos e angazhojnë veten e tyre me diçka tjetër, përveçse me atë çfarë e ka legjitimuar Ligjvënësi dhe ky ndalim vjen gjithashtu edhe për faktin, se hapja e kësaj dere e bën çdo klasë që të shpikë një adhurim të ri dhe ta përhapë atë në mesin e njerëzve, gjë që do u rëndonte njerëzve dhe do t’i bënte që të largoheshin nga adhurimet legjitime dhe të preokupoheshin me këto shpikje të sajuara prej tyre. Pikërisht për këtë shkak, disa selefë (gjenerata të brezave të parë islam) sikurse Ibn Mes’udi dhe të tjerë veç tij, kanë thënë: “Sa herë që njerëzit shpikin një bidat, ata zhdukin një pjesë prej Sunetit”.
Gjithashtu, lejimi i njerëzve të bëjnë shpikje, novacion dhe rinovim në lëmin e mënyrave dhe mekanizmave, në çështjet e jetës së dynjasë dhe organizmit të saj material, administrativ, shoqëror dhe politik, duke mos rënë në kundërshtim me kumtimet hyjnore; e tillë gjë po kështu është hapësirë për njerëzit, prandaj Allahu i Lartësuar nuk i trajtësoi këto çështje në trajta specifike të fiksuara, por Ai e sqaroi aspektin se ku qëndron rreziku dhe ndalesa në to, ndërsa çështjen përtej kësaj e la të lirë. Për shembull kemi shitblerjet, lidhur me të cilat gjejmë se Allahu i Lartësuar nuk legjitimoi klasifikime specifike shitblerjesh dhe nuk i ndaloi klasifikimet e tjera veç këtyre, sikurse është situata tek adhurimet, por Allahu i Lartësuar, përmes gjuhës së të Dërguarit të Tij, i sqaroi shitblerjet e ndaluara – sikurse shitblerja “hablil hable- e të palindurit në bark”; shitblerja “el munexheshe-provokuese”; shitblerja “el garar-manipuluese”; shitblerja “el xhehele-e fshehtë” apo shitblerja “el ijne” – pastaj çështjen përtej kësaj e la të lirë, ashtu që çdo trajtë të re që implementojnë njerëzit në shitblerje është në bazë e lejuar, për sa kohë që nuk bie në kundërshtim me kriteret e Sheriatit-Ligjit Islam. Prej kësaj lirie është edhe fakti, se nuk është e nevojshme që për çdo shitblerje jashtë të cituarave nga Sheriati-Ligji Islam, të disponohet kumtim apo leje nga Sheriati; pasi lidhur me këtë posedohet një lejimi i përgjithshëm, që është dhënë përmes fjalës së Allahut të Lartësuar: “Allahu e ka lejuar blerjen”[1] Njëjtë është çështja edhe për bujqësinë, industrinë, teknikat e arsimdhënies, administrimit, strukturimit shoqëror, etj.
Kush zbulon rrugë dhe udhëzime të dobishme për muslimanët në çështjen e fesë dhe dynjasë së tyre, atij i takon shpërblimi i kësaj dhe shpërblimi i çdokujt që punon me të pas tij; kush ringjall një sunet (tradit profetike) që është tretur, atij i takon shpërblimi i saj dhe shpërblimi i çdokujt që është bërë shkak ta veprojë atë deri në Ditën e Kijametit. Antonimi i kësaj është, që kush thërret në një humbje, atij i takon mëkati i saj dhe mëkati i çdokujt që punon me të pas tij, ashtu sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar: “(E thonë atë shpifje) Sa për t’i bartur në ditën e gjykimit mëkatet e veta të plota dhe edhe prej mëkateve të atyre që pa farë diturie i mashtruan dhe i humbën. Sa e keqe është ajo me çfarë ngarkohen?!”[2]
Prej thirrjes në humbje dhe devijim është thirrja tek bidati i sajuar në fe, sidoqoftë bidat me karakter leksikor apo bindje, sikurse akademitë e mendimeve të prishura dhe sektet apo përhapjet e shthurura, apo bidati praktik sikurse bidatet e bëra në çështjen e namazit, haxhit, riteve fetare, etj.
Lidhur me detajet e subjektit në fjalë, ka shumë dijetarë të kualifikuar si: Shatibiu, Ebu Sheme, Ibnul Haxhi, Tartushiu, etj të cilët janë marë me këto çështje. Allahu e di më së miri.”
Autor: Selman Aude
By: ardhmëriaonline.com
[1] – Sure Bekare: 275.
[2] – Sure Nahl: 25.



















