Nga Talha ibn Umeri transmetohet se: kur një njeri vinte te i Dërguari i Allahut (a.s) dhe nuk kishte ndonjë mikpritës në Medinë ku të strehohej, ai zbriste te banorët e Suffes, ku isha edhe unë me shokët e mi. Neve na vinte nga i Dërguari i Allahut (a.s) çdo dy ditë nga dy mud hurma. Njëherë, ndërsa i Dërguari i Allahut (a.s) ishte duke falur një prej namazeve, dikush nga shokët e tij thirri: “O i Dërguar i Allahut! Hurmat na kanë djegur barkun dhe rrobat na janë grisur.”
Pasi i Dërguari i Allahut (a.s) e përfundoi namazin, u ngrit, falënderoi Allahun dhe e lavdëroi Atë, pastaj përmendi disa nga vështirësitë që kishte hasur nga populli i tij dhe tha: “Unë dhe shokët e mi qëndruam më shumë se dhjetë ditë pa pasur ushqim tjetër përveç barit (ose frutave të egra), derisa arritëm te vëllezërit tanë nga ensarët, të cilët na ndihmuan duke na ndarë nga ushqimi i tyre. Ushqimi i tyre kryesor ishte hurma dhe qumështi. Pasha Atë përveç të Cilit nuk ka zot tjetër, sikur të gjeja për ju bukë dhe mish, do t’jua jepja për të ngrënë. Dhe ndoshta do të vijë një kohë – ose do ta arrijë dikush prej jush – kur njerëzit do të vishen me rroba si mbulesat e Qabes, do t’ju shërbehen ushqime në mëngjes dhe në mbrëmje në enë të mëdha.”[1]
Përktheu: Elton Harxhi
By: ardhmëriaonline.com
[1] – Tabaraniju dhe Bezari. Transemtuesit e këtij zinxhiri janë të saktë përveç Muhamed ibn Othman el Ukajlit i cili është i besueshëm.



















