Të dashur fëmijë!
Allahu i Lartmadhëruar e ka krijuar këtë botë me rregull, bukuri dhe urtësi të mrekullueshme. Në Kuran Ai thotë: “E tokën e kemi shtrirë, në të kemi vendosur male dhe kemi bërë që në të të rritet çdo gjë me masë dhe rregull të përcaktuar.”
Kjo do të thotë se çdo gjë që Allahu ka krijuar ka një masë, një madhësi dhe një rregull të veçantë. Dielli lind në kohën e tij, hëna ka lëvizjen e saj, shiu bie me sasi të caktuar dhe edhe ne njerëzit masim shumë gjëra në jetën tonë të përditshme.
Për shembull:
Gjatësinë e masim me metra dhe centimetra.
Peshën e masim me kilogramë.
Kohën e masim me sekonda, minuta dhe orë.
Ujin dhe lëngjet i masim me litra.
Këto njësi matëse na ndihmojnë të kuptojmë botën përreth nesh dhe ta bëjmë jetën më të rregullt dhe më të lehtë.
Kur shkojmë në dyqan, përdorim peshoren për të matur frutat dhe perimet. Kur ndërtojmë një shtëpi, përdorim metrin për të matur gjatësinë. Kur shohim orën, kuptojmë sa kohë ka kaluar. Pra, matja është diçka shumë e rëndësishme në jetën tonë.
Sa bukur që Allahu e ka krijuar çdo gjë me rregull dhe ekuilibër! Kjo na mëson se edhe ne duhet të jemi të rregullt, të kujdesshëm dhe të saktë në punët tona.
Tani, le të njihemi së bashku me disa gjëra që masim çdo ditë dhe me njësitë matëse që përdorim për to!
1 – Njësitë e matjes së gjatësisë janë milimetri, centimetri, decimetri, metri, dekametri, hektometri dhe kilometri.
2 – Njësitë e peshimit të gjërave janë miligrami, grami, kilogrami, kuintali dhe toni.
3 – Njësitë matëse të lëngjeve janë mililitri, centilitri, decilitri, litri, dekalitri, hektolitri dhe kilolitri.
4 – Njësitë matëse të kohës janë sekondi, minuti, ora, dita, java, muaji, viti, dekada, shekulli dhe mileniumi.
5 – Njësia e matjes së temperaturës është Gradë Celcius.
6 – Njësia e matjes së energjisë elektrike është volti, kilovati, megaviti…etj.
7 – Njësia matëse e sipërfaqes së objektve është cm2, m2 e kështu me rradhë.
8 – Njësia matëse e vëllimit të objekteve është cm3, m3 e kështu me rradhë.
9 – Njësia matëse e mallrave që blejmë janë me lekë, dollarë, euro e kështu me rradhë.
10 – Njësia matëse në kuzhinë lugë gjelle, lugë çaji.
11 – Njësia matëse e këndeve në gjeometri bëhet me gradë.
12 – Njësia e gurëve të çmuar si floriri, argjendi … etj është karati.
13 – Njësitë matëse të memories së kompjuterit janë byte, kilobyte, megabyte, gigabyte, terrabite, petabyte, exabyte… etj.
14 – Njësitë matëse të imazheve, figurave, videove …etj janë mega pixel dhe megapixel
15 – Njësia matëse e largësisë në hapësirë matet me vite dritë.
16 – Njësia matëse e shpejtësisë është m/s ose km/orë…etj.
17 – Njësia matëse e rrugës që përshkojmë gjatë ditës me hapa.
18 – Njësia matëse e ritmit të zemrës është pulsi.
19 – Njësia matëse e frekuencës së radios është Herc (Hz) megaherc (MHz) …etj.
20 – Njësia matëse e shpejtësisë së anijeve është nyja.
E kështu me rradhë.
By: ardhmëriaonline.com



















