Nuk dua të martohem sepse…

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Ajo tha: Martesa është një projekt i padrejtë dhe unë nuk dua të martohem, sepse ndjej që në martesë ka padrejtësi ndaj gruas.

I thashë: Më shpjego më shumë, se ku qëndron padrejtësia ndaj gruas në martesë?

Ajo tha: Së pari, gruaja që punon kthehet e lodhur nga puna dhe duhet të merret me gatimin, fëmijët dhe menaxhimin e shtëpisë, ndërsa burri pas punës pushon  dhe  kjo është padrejtësia e parë. Në disa raste gruaja është e varur financiarisht nga burri dhe nëse divorcohet bëhet e dobët dhe kjo është padrejtësia e dytë. Njoh një shoqe që u detyrua nga familja të pranojë martesën me dikë, edhe pse nuk e donte dhe kjo është padrejtësia e tretë.

I thashë: Tani të kuptova, por a mendon se problemi është te ideja e martesës apo te zbatimi dhe kultura e shoqërisë?

Ajo tha: Sigurisht që problemi është te zbatimi dhe kultura e shoqërisë.

I thashë: Atëherë problemi nuk është te ideja e martesës, por te burri i keq që ka koncepte të gabuara për martesën dhe sillet keq me gruan.

Ajo tha: Por ky është realiteti.

I thashë: Zgjedhja dhe vendimi janë përgjegjësi e jotja. Ke të drejtë të zgjedhësh një burrë që nuk të bën padrejtësi në të tri rastet që përmende.

Ajo heshti.

Pastaj i thashë: Nëse zgjedh një bashkëshort bashkëpunues, do të jesh e qetë dhe e suksesshme në martesën tënde. Nëse zgjedh një burrë të respektueshëm, ai do ta rrisë vlerën tënde. Nëse zgjedh një burrë të ekuilibruar, ai do të të sigurojë stabilitet psikologjik dhe do të të ndihmojë në punët e shtëpisë dhe në rritjen dhe edukimin e fëmijëve. Pra, problemi nuk është te ideja e martesës, por te zgjedhja jote ose te kultura e shoqërisë ku jeton.

Ajo heshti.

Pastaj i thashë: Nëse zgjedh një bashkëshort bashkëpunues, do të jesh e qetë dhe e suksesshme në martesën tënde. Nëse zgjedh një burrë të respektueshëm, ai do ta rrisë vlerën tënde. Nëse zgjedh një burrë të balancuar, ai do të të sigurojë stabilitet psikologjik dhe do të të ndihmojë në punët e shtëpisë dhe në rritjen e fëmijëve. Pra, problemi nuk është te ideja e martesës, por te zgjedhja jote ose te kultura e shoqërisë ku jeton.

Ajo tha: Po si të bashkëveprojmë me kulturën e shoqërisë?

I thashë: Kultura e shoqërisë nuk I bën padrejtësi vetëm gruas, por ka shumë shembuj edhe të padrejtësisë ndaj burrit. Kjo nuk ka lidhje me fenë apo Islamin. Për shembull, zakonet dhe traditat e detyrojnë burrin me shpenzime të mëdha për martesën, saqë ai mbetet duke shlyer borxhe për shumë vite. Gjithashtu, shoqëria e paraqet shpesh burrin si fajtor, sidomos në rastet e divorcit. Në përgjithësi, shoqëria tregon më shumë simpati për gruan në martesë, divorc dhe në punët e saj.

Në edukim burrit gjithashtu i bëhet padrejtësi. Shoqëria e ka edukuar burrin që të mos shprehë ndjenjat dhe emocionet ndaj gruas së tij. Ai duhet të mos qajë, të mos tregojë trishtim dhe të mos shprehë atë që ka brenda. Gjithashtu, burri shpesh shihet si i dyshimtë dhe vihen në dyshim qëllimet e tij. Për shembull, nëse është bujar, akuzohet se ka ndonjë interes; nëse është i vendosur, akuzohet se është i ashpër dhe i dhunshëm.

Ndër konceptet e gabuara me të cilat rriten burrat në shoqëri është se nëse ai kërkon këshillë për të përmirësuar jetën e tij bashkëshortore apo edukimin, kjo konsiderohet shenjë dobësie. Prandaj burri është rritur me idenë se ai është vetëm financues i familjes dhe nuk ka rol në edukimin e fëmijëve, sepse edukimi në të gjitha detajet i lihet gruas.

Pra, shoqëria ashtu siç i ka bërë padrejtësi gruas, i ka bërë padrejtësi edhe burrit. Burrit i bëhet padrejtësi në heshtje, ndërsa gruas i bëhet padrejtësi me zë. Por të gjitha ato që ti përmende  dhe që përmenda unë janë rezultat i kulturës shoqërore që bie ndesh me fenë ose Islamin. Këto janë gabime që kanë kaluar gjatë një historie të gjatë dhe kanë nevojë të korrigjohen në përputhje me drejtësinë dhe mëshirën e fesë islame. Feja nuk i bën padrejtësi gruas, por realiteti është ai që i bën padrejtësi. Ka një dallim mes fesë dhe realitetit.

Ajo tha: Faleminderit për sqarimin. Tani e kuptova që problemi qëndron te realiteti dhe te zbatimi i koncepteve që duken fetare, por në fakt janë pjesë e kulturës së shoqërisë.

Autor: Xhasim Mutava

Përktheu: Mevlad Çollaku

By: ardhmëriaonline.com

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *