Zoti i Plotfuqishëm ka thënë: “Allahu ia hap zemrën (për të pranuar) Islamin atij që dëshiron ta udhëzojë, ndërsa atij që dëshiron ta lërë në humbje (ia mbyll zemrën e) ia shtrëngon gjoksin si të jetë duke e ngritur në qiell..”[1]
Fakte shkencore:
Veçoritë e atmosferës kanë qenë të panjohura deri në vitin 1648 kur Blez Pascal vëtetoi, se shtypja e ajrit shkon drejt rënies sa më lart që të ngjitemi mbi nivelin e detit. Atëherë u zbulua se ajri në shtresat e poshtme të atmosferës ku ne jetojmë është i një dendësie të madhe. Rreth 50% e masës së ajrit është e përqendruar midis sipërfaqes së Tokës deri në 6.6 km mbi nivelin e detit. Kurse 90% është e përqendruar midis sipërfaqes së Tokës deri në 16.6 km mbi nivelin e detit. Dendësia e ajrit në atmosferë ulet në mënyrë vertikale derisa ajri rrallohet në shtresat e atmosferës përpara se të zhduket krejtësisht. Sistemi i frymëmarrjes tek një qënie njerëzore mund të mbahet gjallë me vështirësi nga lartësia 3.3 km deri në lartësinë 8.3 km mbi nivelin e detit. Megjithatë nëse dikush ngjitet më lart rënia masive e shtypjes së ajrit, si dhe mungesa e oksigjenit shkaktojnë shtrëngime të dëmshme në gjoks, si dhe vështirësi shumë të mëdha në frymëmarrje. Sistemi i frymëmarrjes më pas shkatërrohet duke shkaktuar vdekje të pashmangshme.
Mrekullia shkencore:
Ndryshimet në dendësinë e atmosferës dhe shtypja e ajrit ishin ende të panjohura në kohën e shpalljes hyjnore. Gjithashtu ishte i panjohur fakti që oksigjeni pakësohet sa më lart që ngrihesh, duke shkaktuar vështirësi në sistemin e frymëmarrjes, me qëllim që të furnozojë trupin me sasinë e nevojshme të oksigjenit. Vargu kuranor në mënyrë të qartë vë në dukje një fakt, i cili vetëm kohët e fundit është zbuluar nga shkenca bashkëkore. Është gjithashtu e rëndësishme të vëmë në dukje saktësinë e fjalës “ngjitje” të përdorur nga Zoti. Ajo dëshmon për një ngjitje gjatë së cilës frymëmarrja mund të shkaktojë dhimbje. Ky është një tregues tjetër, se ato janë me të vërtetë fjalët e Zotit, që di gjithçka dhe është i vetëdijshëm për të gjitha.
Autor: Itidal Albanavi
Përktheu: Astrit Hykaj
By: ardhmëriaonline.com
[1] – Sure En’am: 125.



















