Omeri: Gjyshi të lutem më bëj një lojë me veprime matematikore!
Gjyshi: Nga 1-9, bëj çfarë veprimesh të dëshirosh dhe përfundimi të dalë 100. Me kusht që numrat të mos përsëriten më tepër se një herë.
Omeri: Mendoj që t’i mbledhim të gjithë numrat.
Gjyshi: Dhe sa del shuma?
Omeri: 1+2=3, 3+3=6, 6+4=10, 10+5=15, 15+6=21, 21+7=28, 28+8=36, 36+9=45
Gjyshi: Po unë të thashë se përgjigja duhet të dalë 100?!
Omeri: Prit gjyshi të mendohem dhe të bëj një veprim tjetër!
Gjyshi: Po mirë.
Omeri: Po sikur t’i shumëzoj të gjithë numrat me njëri-tjetrin?!
Gjyshi: Kam frikë se duke i shumëzuar numrat me njëri-tjetrin, prodhimi del më i madh se 100.
Omeri: Po është e vërtetë. Gjyshi dorëzohem.. Të lutem ma trego përgjigjen!
Gjyshi: Mendohu edhe pak nipi im, sepse përgjigja është shumë e lehtë.
Omeri pasi bëri edhe disa prova të tjera, më në fund thirri i gëzuar: Gjyshi e gjeta përgjigjen.
Gjyshi: Pa hë..
Omeri: Po t’i mbledhim numrat nga 1-7, shuma e tyre del 28. Pastaj nëse bëjmë shumëzimin 8 me 9, prodhimi i tyre del 72 dhe pastaj mbledhim 28+72=100.
Gjyshi: Bravo nipi im i dashur.