Elefanti

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Fëmijë të dashur!

A e dini se:

Elefanti që jeton në Afrikë është kafsha më e madhe në sipërfaqen e tokës.

Në botë ekzistojnë tre lloje elefantësh: elefanti afrikan, elefanti afrikan i maleve dhe elefanti aziatik.

Elefanti është i lartë 2-4 metra dhe peshon 3-7 ton. Elefanti më i madh është ai i gjetur në Angolë i cili ka peshuar rreth 11 ton, me shpatulla të larta deri në 3,96 metra, madje për një metër më i lartë se elefanti mesatar mashkull afrikan.

Zakonisht, menjëherë pas lindjes trupi i elefantit peshon 120 kg.

Vetëm një nga dhëmbët e elefantit peshon 4 kg, por ajo që është më e mahnitshme tek elefanti është feçka e tij e cila përbëhet nga rreth 40 000 muskuj dhe është tepër e ndjeshme.

Elefanti i përdor mirë dhëmbët dhe mund të mbajë nëpërmjet tyre një peshë rreth 250 kg ushqim.

Veshët e elefantit janë veshët më të mëdhaja në botë. Elefanti arrin të dëgjojë afrimin e një stuhie më parë se shumë kafshë të tjera.

Lëkura e elefantit është shumë e trashë. Zakonisht lëkura e tij është ngjyrë gri, por elefanti që rritet në Afrikë ka ngjyrë kafe ose të kuqërremtë.

Truri i elefantit është më i madhi në botë.

Elefanti është një kafshë inteligjente sepse ai shfaq shenja pikëllimi, gëzimi dhe argëtimi.

Elefanti ka një kujtesë mjaft të mirë.

Elefanti di të notojë edhe goxha mirë. Ai mund të notojë deri në 30 milje.

Elefanti është barëngrënës dhe i pëlqen të qëndrojë pranë ujit. Elefanti ushqehet me fletë, lëvore dhe me fruta drurësh dhe kaçuba.

Elefanti mund të pijë rreth 200 litra ujë në ditë.

Në përgjithësi elefanti jeton në savanna, pyje, shkretëtira dhe këneta.

Zakonisht, elefantët jetojnë në tufa të mëdha, të cilat numërojnë nga 15-50 të tillë, ose edhe më tepër.

Kafshët e tjera priren të mbajnë distancën nga elefantët, ndërsa grabitqarët, si luanët, tigrat dhe hienat, zakonisht sulmojnë vetëm elefantët e rinj.

Zakonisht, elefanti ecën me një ritëm të qetë, por kur vrapon ai mund të vrapojë me një shpejtësi 50 km në orë.

Armiku kryesor i elefantit është njeriu, i cili e vret atë për t’i marrë dhëmbët e tij që janë prej fildishi.

Elefanti mund të jetojë deri nga 50-70 vjet.  Elefanti më i vjetër ka jetuar 82 vjeç.

Fëmijë të dashur!

A e dini se:

Në Kuran ka një sure që titullohet surja “Fil” ose “Elefanti” në gjuhën shipe.

Për të ditur më tepër rreth kësaj sureje kliko në linkun e mëposhtëm:

Viti i elefantit

 

 

 

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.